iPhone 7 dhe 7 Plus me ngjyrë të kuqe do të dalë në shitje më 24 mars dhe do të kushtojë mbi 700 euro.
iPhone i kuq i bashkohet produkteve me po të njëjtën ngjyrë siç janë: iPod, kufjet dhe ora inteligjente Apple Watch.
Apple më në fund po sjell iPhone të kuq një dekadë pas prodhimit të kësaj kategorie të veçantë. Ngjyra e kuqe e paisjeve shërben gjithashtu për të promovuar dhe për të mbledhur fonde për nismën RED si përpjekje për të luftuar HIV dhe AIDS.
AIDS dhe virusi HIV, mbeten sëmundjet më të këqija në planet. 35 milionë njerëz kanë humbur jetën dhe 37 milionë janë të infektuar.
iPhone 7 and 7 Plus RED do të kenë një memorie përkatësisht 128 GB dhe 256 GB (iPhone 7, $749 dhe $849; iPhone 7 Plus, $869 dhe $969). Logo e Apple do të mbetet në ngjyrë argjendi ndërsa pjesa e jashtme do të jetë e kuqe.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.