Prodhuesi i kondomëve Durex zgjoi rrjetin Indian këtë mëngjes me lajmin se kompania do të sjellë një produkt të ri: xhinse denim.
Po, e lexuat mirë! Xhinset Durex janë lajmi i ditës.
Xhinset e lançuara këtë javë janë miratuar nga ambasadori i markës Durex për Indinë, aktori i njohur i Bollywood-it Ranveer Singh.
Madje ai është i pari që po i provon xhinset, si për të thyer akullin:
We’re launching Jeans! And Ranveer’s gonna be trying out his first ever. Excited? Well, that’s our speciality! #DurexJeans pic.twitter.com/5UpIJFVBfw
— Durex India (@DurexIndia) March 22, 2017
Në një postim informues, Brand Equity është shprehur kështu: “Ne kemi dizajnerat më të mirë në botë të cilët do të kujdesen për imazhin e xhinseve të cilat do të mbajnë emrin e markës Durex në ngjyrë blu dhe copa e sipërme e tyre do t’i jap fortësi dhe elasticitet xhinseve, elemente këto që simbolizojnë fuqinë dhe kënaqësinë që përfaqëson vet marka.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
