Edhe pse po lufton me ndotjen, ajo ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim. Tani, Kina është prodhuesi më i madh i energjisë diellore në botë, duke shtuar 34.54 gigavat të kapacitetit.
Administrata Kombëtare e Energjisë në Kinë (NEA) njoftoi gjatë fundjavës se në vitin 2016, kapaciteti i instaluar fotovoltaik në Kinë është më shumë se i dyfishuar. Provincat në të cilat kapaciteti u rrit më shumë përfshijnë: Shandong, Henan dhe Xinjiang.
Dhe Kina nuk ndalet këtu. Ajo ka për qëllim që midis 2016 dhe 2020 të shtojë më shumë se 110 gigavat të kapacitetit. Impiantet e energjisë diellore në Kinë gjeneruar 66.2 miliardë kilovat-orë në vitin 2016, duke arritur në 1% të prodhimit total të energjisë në vend, sipas NEA-s.
burimi: acp.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto