4 ide biznesi për amviset - Business Magazine Albania

4 ide biznesi për amviset


Ngritja e një familje ka shumë përgjegjësi për një zonjë shtëpie. Ju e kaloni paraditen duke u përgatitur mëngjesin, paketuar drekën dhe shoqëruar fëmijët për në shkollë ose kopsht dhe pastaj vini dhe bëni punët e shtëpisë. I kaloni ditët tuaja duke u kujdesur për të vegjlit dhe duke bërë pazar.

Pasi mbaroni punët, ju mund ta gjeni veten me shumë kohë të lirë. Çfarë duhet të bëni me këtë fakt? Të ktheheni prapë në shkollë? Të bëheni vullnetar në një strehë lokale? Të gjitha këto pyetje tipike dhe shumë të tjera i bëjnë amvisat në këtë fazë të jetës së tyre. Në këtë artikull, ne do të shqyrtojmë 5 idetë e biznesit që ju mund t’i merrni në konsideratë.

  1. Sallon bukurie

Pasi ngelët duke shkuar në të njëjtën parukiere për shumë vite, mendimi për të hapur një sallon bukurie mund t’iu ketë kaluan në mendjen tuaj një ose dy herë. Nëse e keni pasion parukerinë, shkoni në një kurs të shkurtër në kolegjin tuaj lokal dhe merrni çertifikatë në më pak se 12 muaj. Përndryshe, mund të gjeni një parukiere të talentuar dhe ta punësoni atë si staf të sallonit.

Duke pasur një ekip me përvojë që t’iu bëjë punën ju do jeni të lirë nga funksionet drejtuese. Mësoni nga eksperienca juaj duke vizituar sallone gjatë viteve dhe krijoni zgjidhje për çdo shqetësim që mund të keni pasur ndonjëherë.

Diversifikoni sallon tuaj të bukurisë me shërbime të ndryshme si manikyr, pedikyr, rregullime etj. Promovojeni sallonin tuaj të bukurisë si një dyqan që i bën të gjitha gjërat e bukurisë dhe ju do të keni të rreshtuar klientët në të gjithë bllokun.

2. Graphic Designer

Dizajni Grafik është një fushë tjetër që mund të funksionojë mirë për ju. Si një zonjë shtëpie, ju duhet të kujdeseni për shtëpinë dhe fëmijët tuaj, pasi ata kthehen nga shkolla. Nëse prioriteti juaj i kolegjit nuk ishte dizajni grafik, mos u shqetësoni, ju mund të regjistroheni në një kurs profesional për të marrë trajnimin që iu nevojitet.

Mundohuni të gjeni punë të pavarur në këtë fushë; konsiderojeni mundësinë për të punuar si një dizenjues infografik për disa muaj në mënyrë që të mësoni më shumë dhe të merrni përvojë të vlefshme pune. Duke qenë një Dizenjues Infografik ju mund të punoni online dhe natyrisht kjo punë u paguan të ardhura të konsiderueshme!

3. Biznes Kateringu

Pasi keni ndjekur ditëlindje të panumërta, përvjetore, diplomime, dasma apo çdo event tjetër, ju duhet të keni njohur biznesin e kateringut për funksione sociale dhe të korporatave. Duke harxhuar shumë kohë në kuzhinë keni shans të eksperimentoni me kuzhinën lokale nga e gjithë bota. Ju jeni mjaftueshëm të talentuar, pse mos e kanalizoni këtë talent dhe përvojë në biznes?

4. Dizenjuese & Dekoruese

Sytë e tu priren për të parë “dizajnin” evident që dekoron shtëpinë tuaj. Miqtë dhe familja juaj pajtohen se jeni e lindur kur vjen puna për dekorimin e një shtëpie. Është mjaft e thjeshtë; ju jeni i mirë në dekorim, kështu që pse të mos nisni një biznes për dekorimin e brendshëm të shtëpisë? Trokisni në ato dyer dhe kërkojuni fqinjëve tuaj të informojnë miqtë e tyre. Telefoni do të fillojë të bjerë mjaft shpejt.

Duke vënë qëllimet tuaja të karrierës në pritje për të ngritur një familje nuk është një dënim me vdekje. Ngrihuni dhe ndajeni talentin tuaj me botën. Sigurohuni që të informoni rrjetin tuaj për sipërmarrjen të re.

lifehack

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0