Kosova bëhet pjesë e Fondit të Inovacionit për Ndërmarrje – ENIF - Business Magazine Albania

Kosova bëhet pjesë e Fondit të Inovacionit për Ndërmarrje – ENIF


Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshjen për t’iu bashkangjitur Fondit të Inovacionit për Ndërmarrje (ENIF). Bashkimi i Qeverisë së Kosovës në fondin ENIF ngrit totalin e fondeve për investime për Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme (NVM) me potencial teknologjik nga Ballkani Perëndimor për më shumë se 40 milion euro.

Marrveshja u nënshkrua nga Tatjana Zabasu, përfaqësuese e “South Central Ventures” dhe Besian Mustafa, drejtor i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Fondi ENIF menaxhohet nga “South Central Ventures” dhe që nga shtatori i vitit 2015 është aktiv në Ballkanin Perëndimor. Portofoli i tij deri më sot përfshin 8 kompani të teknologjisë së lartë e që në fazën fillestare treguan rritje të hershme, d.m.th. treguan një potencial të madh për rritje.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, me këtë rast, foli për mbështetjen që po jep Qeveria e Kosovës në zhvillimin e ndërmarrësisë.

“Qeveria e Kosovës përmes programeve të saja për mbështetjen e investimeve dhe eksportit; përmes Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive, dhe tani përmes Fondit të Inovacionit për Ndërmarrjet, që është një nga shtyllat e Fondit për Ballkanin Perëndimor (WB EDIF) ka krijuar një kornizë të rëndësishme për qasje në financa për ndërmarrjet kosovare që nga faza e krijimit e deri tek rritja, zgjerimi, dhe rrugëtimi i tyre nëpër tregjet globale”, tha ministrja Bajrami.

“Qeveria e Kosovës përmes investimit në Fondin ENIF kontribuon drejtpërdrejt në mbështetje të krijimit të ndërmarrjeve të reja (startup) me qasje inovative, duke ndihmuar kështu një shtresë të popullatës së re dhe të talentuar që të merren me krijimin e kompanive inovative me potencial të rritjes dhe depërtimit të shpejt në tregjet e huaja”, theksoi ajo.

Tatjana Zabasu, Partnere menaxhuese në “South Central Ventures”, foli për Investimin e Kosovës në fondin ENIF.

“Ne kemi qenë aktiv gjithandej në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, që nga themelimi i Fondit për Inovacion të Ndërmarrjeve në vitin 2015. Investimi në ENIF-në nga Qeveria e Kosovës është një kontribut i rëndësishëm, pasi tregon interesimin e saj për zhvillimin e një ekosistemi të favorshëm për teknologjinë e NVM-ve. Ne shpresojmë të forcojmë edhe me tej mundësitë e investimeve në Kosovë, ku tashmë kemi parë një numër të kompanive premtuese dhe njerëz të talentuar me ide të shkëlqyeshme për biznes. Ne jemi të lumtur që jemi në pozitë, ku së bashku me mbështetjen e partnerëve të ENIF, të ndihmojmë disa prej tyre që ato të mund të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e tyre”, thsa Zabasu.

Ndërsa Olivia Somers, përfaqësuese e Fondit Evropian për Investime (FEI), e vlerësoi rritjen e investimeve të Kosovës për mbështetjen e NMV-ve.

“Jemi shumë të lumtur kur shohim se Kosova shton investimet në Fondin e Inovacionit për Ndërmarrje. Kjo tregon jo vetëm përkushtimin e Kosovës për mbështetjen e NVM-ve inovative, por edhe dedikimin e saj për të qenë partner i rëndësishëm në krah të partnerëve tjerë si FEI, Komisioni Evropian, BERZH, KfW, etj., për të ngritur bashkëpunimin dhe dialogun në mbështetje të zhvillimit të sektorit privat”, tha ajo

Investitorët ekzistues të ENIF përfshijnë investitorët institucionalë, siç janë: Komisioni Evropian, Fondi Evropian për Investime (EIF), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet ministrive të tyre apo agjencive të NVM-ve, duke përfshirë edhe Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Agjencinë kroate HAMAG-BICRO, Qeverinë e Maqedonisë dhe Fondin për Investimeve dhe Zhvillim të Malit të Zi. Përveç kësaj, disa investitorë institucionalë dhe privatë tashmë i janë bashkuar Fondit që në fazën e parë, në shtator të vitit 2015.

Fondi ENIF është një shtyllë e strukturës së Mekanizmit për “Zhvillim të Ndërmarrjeve dhe Mbështetjen e Inovacionit në Ballkanin Perëndimor” (WB EDIF), i krijuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të përmirësimit të qasjes në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor

WB EDIF promovon krijimin dhe rritjen e kompanive inovative me potencial të lartë, si dhe krijon tregun e përbashkët të kapitalit në rajon. Qeveritë e vendeve përfituese dhe donatorët kanë mbledhur një kapital fillestar prej 145 milionë eurosh, i cili mund të përkthehet në rreth 300 milion euro të vëna dispozicion për financim të drejtpërdrejt të NVM-ve në rajon.

“South Central Ventures” e drejton menaxhimin e Fondit të Evropës Jug-lindore, duke menaxhuar kështu 40 milionë euro të Fondit “ENIF”, i cili ka në fokus investimet në kompanitë e teknologjisë në Ballkanin Perëndimor dhe synon të mbështet zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit teknologjik të kompanive të reja në gjithë rajonin, duke mbështetur kështu themeluesit e guximshëm që të sjellin bizneset e tyre në tregjet globale. “South Central Ventures” është duke investuar në gjithë Ballkanin Perëndimor dhe ka zyrë në Beograd, Shkup dhe Zagreb.

burimi: IllyriaPress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0