Parkimin në Tiranë tani mund ta paguani nga celulari - Business Magazine Albania

Parkimin në Tiranë tani mund ta paguani nga celulari


Qytetarët e Tiranës, që nga dita e djeshme, mund të parkojnë përmes pagimit me telefon.

Gjatë demonstrimit të këtij shërbimi që do të ofrohet në rrugët e qendrës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky projekt shënon fillimin e një etape modernizimi për kryeqytetin.

“Jemi ndoshta i vetmi kryeqytet në Europë, i cili nuk e ka modernizuar sistemin e parkimit. Të parkosh me para në dorë nuk është as transparente, por as moderne.” tha ai.

“Pothuaj të gjithë qytetarët, sidomos ata që kanë makinë, e kanë patjetër edhe një celular. Ndaj, nga sot shkojmë në një sistem modern pagimi për parkimin, ku mjafton që të çosh me SMS targën në nr. 50500 dhe automatikisht e ke paguar për një orë në zonën A, e cila përfshin qendrën e Tiranës”

Ky projekt po pilotohet fillimisht në rrugën “Myslym Shyri”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u shtrirë më pas në të gjithë qytetin.

Burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0