Këto janë 10 markat më të blera në botë - Business Magazine Albania

Këto janë 10 markat më të blera në botë


Nga pijet me gaz e deri te pasta e dhëmbëve.

Edhe pse pijet me gaz nuk konsumohen shumë, Coca-cola mbetet një ndër market më të famshme sipas Kantar Worldpanel, një firmë kërkimore për konsumatorin. Kantar Worldpanel studion se sa familje nga e gjithë bota blejnë marka të ndryshme. Në analizat e bëra për sjelljen e konsumatorit në periudhën Tetor 2014 dhe Tetor 2015, u vlerësuan 300 miliardë zgjedhje të konsumatorëve, që përfshijnë 1,500 marka për 44 shtete.

Kjo është lista e markave më të famshme:

10. Dove: Nën pronësinë e Unilever, Dove është një ndër market më të shitura duke kapur shifrën e 31 milionë familjeve më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

9. Knorr: Gjithashtu pjesë e Unilever, Knorr shet produkte të ndryshme si erëza në vazo, kuba dhe esenca që përdoren për t’i dhënë shije supës, gjellës, etj.

8. Indomie: Marka që tregton noodles është më e preferuara në Indonezi. Kohët e fundit ajo është përhapur dhe në Turqi.

7. Nescafé: Marka e kafes nën pronësinë e Nestle është akoma e famshme edhe pse në vitin 2014 ajo renditej e gjashta.

6. PepsiCo: Fama e kësaj kompanie që prodhon pije me gaz përkrahet nga Egjipti, një ndër pjesët e pakta të botës ku njerëzit zgjedhin Pepsin para Coca-Cola-ës.

5. Lays: Gjithashtu nën pronësinë e PepsiCo, Lays është i preferuar për 25 milionë familje më shumë se vitin e kaluar.

4. Maggi: Kjo kompani kontrollohet nga Nestle dhe prodhon supë të konservuar, salca, kuba me esencë dhe noodles.

3. Lifebuoy: Kjo kompani sapunësh është bërë një ndër markat e preferuara për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indonezinë. Ajo gjithashtu ka krijuar një sistem paralajmërues që i kujton njerëzit t’i lajnë duart plotësisht.

2. Colgate: Pasta e dhëmbëve më e preferuar që nga fillimet e saj dhe mbetet e tillë për mbi 40 milionë familje këtë vit.

1. Coca-Cola: Shishja e kuqe e Coca-Cola-ës zë vendin e parë të klasifikimit për vitin e kaluar. Ajo e ka ndërtuar famën e saj jo vetëm prej reklamave të mirëmenduara por edhe duke i funizuar dyqanet në të cilat shitet me frigorifer që mbajnë logon e saj.

/Time.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0