Pajisja u lançua në Las Vegas gjatë eventit ‘Consumer Electronics Show 2017.’ Ajo mund t’i printojë fotot në madhësinë 3×4-inç (7×10 cm). Aparati ka të integruar një sensor CMOS 20-megapiksel, blic të dyfishtë LED, mund të regjistrojë video HD 1080p dhe 3 mënyra fotografimi si: bardh e zi, me ngjyra dhe vintage.
Ai gjithashtu ka lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth-i, aplikacionin Polaroid Print si edhe mekanizmin ‘self-timer’, kështu që ju mund të bëni selfie pa pasur nevojë të zgjatni krahun. Aparati përmban një ekran me prekje LCD, 3.97inç (10 cm) për të inkuadruar dhe printuar fotografitë brenda një minute.
burimi: acp.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.