Me këtë zhvillim, kompania gjermane e prodhimit të makinave është e vendosur t’i bashkohet një klubi shumë të veçantë.
Aktualisht, Trinia e Shenjtë e supermakinave hibride përbëhet nga Ferrari LaFerrari, McLaren P1 dhe Porsche 918.
Pak detaje janë të njohura për supermakinën e re. Megjithatë, Mercedes-AMG ka lënë të kuptohet se do të jetë “all-wheel-drive” dhe me motorr elektrike i cili vë në lëvizje rrotat e para.
Sipas Mercedes-AMG, shumë pjesë nga ekspertiza inxhinierike nga programi “Formula 1” do të ndihmojnë në ndërtimin e saj.
“Duke ofruar teknologjinë e Formula 1 për rrugët, hypercar është kështu automjeti i parë komercial në dispozicion që po përdor këtë teknologji,” shkroi Mercedes-AMG në një deklaratë. “Kjo shënon majën e asaj që është aktualisht, teknologjikisht e realizueshme.”
Deroi tani është e paqartë se kur do të hyjë në prodhim supermakina. Megjithatë, kur të prodhohet, ai do t’i bashkohet makinave ekzistuese GT sportive dhe atyre makinave që mbajnë simbolin AMG.
Burimi: businessinsider.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.