Si të verifikoni online nëse punëdhënësi po jua paguan sigurimet? - Business Magazine Albania

Si të verifikoni online nëse punëdhënësi po jua paguan sigurimet?


Nëse keni dyshime që punëdhënësi juaj mund të mos ua paguajë kontributet e sigurimeve ka një zgjidhje të lehtë, pa u detyruar të shkoni tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Tatimet, në bashkëpunim me e-Albania mundësojnë në faqen e tyre të internetit të e-Albania verifikimin onlinë të pagesës së sigurimeve për punëmarrësit.

Punëmarrësit në të gjithë vendin mund të verifikojnë online nga kompjuteri nëse pagesa e kontributit të sigurimeve shoqërore është bërë në mënyrë të rregullt nga punëmarrësi.

Shërbimi elektronik “Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit” u mundëson qytetarëve të marrin informacion online rreth kontributeve të deklaruara dhe paguara (https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=4429). Ky shërbim ofron të dhëna duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2011, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Për të aksesuar informacionin rreth sigurimeve duhet, dokumenti i identifikimit të përdoruesit, karta identitetit ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës

-Regjistrohuni si qytetar në portal

-Zgjidhni shërbimin “Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit”

-Vendosni datën e fillimit dhe datën e përfundimit të periudhës mbi të cilën dëshironi të informoheni dhe klikoni butonin “Afisho”.

Pas këtyre veprimeve në ekranin e kompjuterit shfaqen menjëherë të dhënat. Të interesuarit e marrin këtë shërbim pas asnjë pagesë në çdo kohë.

Paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, është 22 000 lekë dhe paga maksimale mujore është 97 030 lekë.

Kontributi për Sigurime Shëndetësore në Shqipëri është 3.4%, ndërsa Kontributi për Sigurime Shoqërore është 24.5%. Punëdhënësi paguan 16.7% të kontributeve, ndërsa punëmarrësi paguan 11.2% të kontributeve.

Në vite ka rezultuar se ka kompani, që ndonëse u kanë mbajtur kontributet nga paga punonjësve të tyre, nuk i kanë derdhur ato për llogari të shtetit, duke rezultuar debitorë.

burimi: Gazeta Dita

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0