SME Albania, platforma që do mbështeti sipërmarrjen - Business Magazine Albania

SME Albania, platforma që do mbështeti sipërmarrjen


Në Hotel Xheko Imperial në Tiranë, Instituti SME Albania organizoi aktivitetin e lançimit të platformës së tij, në praninë e disa personaliteteve si dhe të ftuarve të ndryshëm.

Të pranishëm në ceremoninë e çeljes ishin për të përshëndetur me fjalën e tyre Asetila Koestinger, eksperte e SME Albania; Ervin Bushati, deputet i Kuvendit të Shqipërisë; Brunilda Paskali, nën-Kryetare e Bashkisë Tiranë; Ardit Çollaku, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit; Evisi Kopliku, Përfaqësuese e Zyrës së ‘Diplomatic Council’ në Shqipëri, etj.SME Albania ofron një platformë edukimi dhe trajnimi, që  furnizon me njohuri e informacion, që mbështet sipërmarrësit në arritjen e sukseseve në aktivitetet e tyre.

Ky Institut do t’u ofrojë mundësi sipërmarrësve të mësojnë dhe të njihen me praktika e koncepte të reja gjatë drejtimit të bizneseve të tyre, në mënyrë që të kenë mundësi të adresojnë problematikat, që lindin në sektorët dhe bizneset përkatëse.

Ai do të zhvillojë mekanizma mbështetjeje dhe programe të reja të zhvillimit të biznesit që ndihmojnë sipërmarrësit aktualë dhe të ardhshëm në rritjen e biznesit të tyre dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm kanë nevojë të rrisin njohuritë e tyre vazhdimisht lidhur me mundësitë në Shqipëri dhe në tregjet ndërkombëtare, zhvillimet në sektorët përkatës, menaxhimin financiar dhe formulimin e strategjive që rrisin shitjet dhe fitimet.

Një rëndësi e veçantë do t’u kushtohet sipërmarrjeve Startup dhe gruas sipërmarrëse.

Aktivitetet kryesore të Institutit konsistojnë në: Programe Trajnimi, Seminare, Workshop-e, Sesione interaktive me tematika të ndryshme, Vizita në terren (fabrika prodhimi etj.), Mbështetje në draftimin e projekt-propozimeve (projekte të BE-së dhe donatorëve të tjerë), Mbështetje për aplikime në programe të BE-së, Vizita studimore dhe programe shkëmbimi për njohjen me praktikat më të mira, Programe dhe fushata ndërgjegjësimi, Programe kërkimore, Programe konsulence, Publikim i buletineve dhe informacioneve periodike, etj.

Ndërsa objektivat janë: Ofrimi i edukimit dhe konsulencës për aktivitetet e biznesit, Edukimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në sektorët e prodhimit dhe shërbimeve.

Inkurajimi i individëve në krijimin e bizneseve start-up, Inkurajimi dhe mbështetja e gruas sipërmarrëse, Integrimi i bizneseve dhe sipërmarrësve të ardhshëm, më një fokus të vecantë në nxitjen e sipërmarrjes së gruas dhe të rinjve, Inkurajimi i pjesëmarrjes në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe mbështetja për aplikime në këto projekte, Inkurajimi i sipërmarrësve të jenë sa më inovativë në tregun vendas dhe të huaj, Identifikimi i nevojave të trajnimit për bizneset, përfshi bizneset start-up, Nxitja e performancës në biznes dhe konfidencës së sipërmarrësve të rinj, Dhënia e konsulencës dhe mbështetjes ndaj SME-ve në linjë me parimet e Aktit të Biznesit të Vogël (SBA), SEE 2020 dhe dokumente të tjerë strategjikë kombëtarë e evropianë, Nxitja e bashkëpunimit mes biznesit, universiteteve dhe institucioneve shtetërore.

Shërbime mbështetëse
Përgatitja e raporteve
Përgatitja e propozimeve financiare dhe propozime biznesi
Përgatitja e studimeve të tregut në sektorë të ndryshëm
Analiza dhe raporte mbi tregjet me potencial zhvillimi
Shërbime të menaxhimit financiar
Konsulenca për menaxhim projekti
Ngritja e sipërmarrjeve të reja apo njësive industriale
Procedurat e eksportit
Transferim teknologjish
Joint Ventures
Venture Capital

Programe Trajnimi
Si të fillosh një biznes?
Si të fillosh një biznes në tregti (import-eksport)?
Procedurat dhe dokumentacioni i import-eksportit
Strategjitë për nxitjen e biznesit vendas dhe eksporteve
Përgatitja e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) për:
Kontraktimin në manifakturë
Për Joint Venture
Transferim teknologjish
Shkëmbim njohurish dhe eksperiencash
Bashkëpunime ndërkombëtare
Avantazhet e pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare

Marketing
Marketing brenda vendit dhe ndërkombëtar
Planet e shitjeve
Investimi në vendet e huaja
Si të identifikohen partnerë të huaj biznesi dhe importues?
Veprime financiare (Letter of Credit, etj.)
Aksesi në kreditim nga bankat dhe institucione të tjera financiare
Aksesi në kreditim nga kapitali privat
Aksesi në kredi pa kolateral nga bankat
Teknika dhe mjete për rritjen e produktivitetit

Rritje e fitimeve
Rritje e kënaqësisë së konsumatorit
Mbështetje financiare për blerjen dhe importimin e lëndës së parë
Krijimi i partneriteteve të biznesit
Të drejtat e pronësisë intelektuale
Tregtia ndërkombëtare
Shkrimi i planeve të biznesit
Shkrimi dhe aplikimi në projekte
Menaxhimi i sigurisë mjedisore e shëndetësore
Ngritja e kapaciteteve të Burimeve Njerëzore dhe Burimeve të lidhura me publikun
Menaxhim marketingu
Menaxhim financiar
Menaxhim i cilësisë, prodhimit dhe menaxhim industrial
Menaxhimi i import-eksporteve
Cloud computing
Marketing online
Partneriteti biznesi dhe ekskluziviteti (franchisees).

burimi: shqiptarja.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0