Udacity dëshiron t'ju mësojë Realitetin Virtual - Business Magazine Albania

Udacity dëshiron t’ju mësojë Realitetin Virtual


Udacity, një nga shkollat më të suksesshme online të botës filluar nga themeluesi i Google X dhe nga pionieri i makinave me vetë ngarje Sebastian Thrun, po ofron një program të ri trajnimi online të fokusuar në mësimin e gjeneratave të reja drejt kufirit të ardhshëm të teknologjisë, Virtual Reality(Realiteti Virtual).

Udacity premton t’i japë personave pa përvojë në programim aftësinë për të krijuar telefona celular dhe realitetin virtual të bazuar në desktop ose aplikacionet që mund të përdoret në HTC Vive, Google Cardboard, Daydream dhe Oculus Rift.

Ju do të zotëroni teknologjinë më të fundit me ekspertët nga kompanitë më të mira, dhe do të mësoni aftësitë e nevojshme për të krijuar VR me cilësi të lartë . Nëse qëllimi juaj është që të bashkoheni me një ekip ekzistues VR apo të ndërtoni një kompani të fokusuar në VR, ky program, sipas Udacity, do t’ju pajisë me çdo gjë që do iu nevojitet për të krijuar një impakt të menjëhershëm në këtë fushë.

Kursi do të zhvillohet në një mjedis realiteti virtual, duke lejuar instruktorët të demonstrojnë konceptet në 3D, ndryshe nga çdo kurs tjetër interaktiv në Udacity. Studentët do të duhet të punojnë në një Google Cardboard dhe në një smartphone për të përfunduar programin e VR. Ata që kanë sisteme fundore si Oculus Rift ose HTC Vive, mund të bëjnë opsionin “High Immersion VR”.

Kursi do të kushtojë $ 199 në muaj. Studentët që mbarojnë kursin brenda një viti do të marrin një rimbursim automatik prej 50% të shkollimit të tyre. Për më shumë detaje klikoni këtu.

 

 

burimi: digjitale.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0