Liderët kur flasin qoftë në mbledhje të veçanta apo përpara një mase të madhe njerëzish, përçojnë mesazhe joverbale ndikojnë në mendimet e të punësuarve kur ato janë të vërteta dhe të besueshme.
Kërkimet tregojnë se balanca e duhur ndërmjet pushtetit dhe autoritetit me ngrohtësi dhe ndjeshmëri është thelbësore. Nëse gjuha e trupit e drejtuesve përcjell sinjale të fuqishme, ata duken të përmbajtur. Por shumë afrimitet i ndalon ata të veçohen nga pjesa tjetër të imponojnë vëmëndjen te të tjerët.
Ja kush janë disa nga shenjat më të rëndësishme:
Koka lartë. Kur flet me turma të mëdha apo të vogla, një lider duhet t’a mbajë kokën lartë dhe të mos e anoj atë në mënyrë të pjerrët nga të dyja anët, ka thënë Carol Kinsey Goman, një trajnere ekzekutive dhe autorja e librit “The Silent Language of Leaders.” Koka mund të anohet pak, por jo shumë; përndryshe personi mund të duket arrogant.
Buzëqeshje të shkurtra. Buzëqeshjet duhet të jenë me masë sepse sa më shumë të buzëqeshni aq më i dobët do të ngjani. Buzëqeshja më efektive do të ishte ajo që në filllim është e vogël por rritet ndërkohë që personi hyn në sallë apo ngjitet për në skenë, ka thënë Goman.
Kontakti me sy. Kontakti i shkurtër me sy mund t’iu bëjë të dukeni mosbesues, po një kontakt i gjatë me sy mund t’iu bëjë të dukeni si ndonjë manjak. Gorman këshillon të fokusoheni te trekëndëshi i formuar nga balli dhe sytë. Është e papërshtatshme dhe jo praktike të shikoni diku tjetër poshtë syve.
Të bëni me gisht. Kur theksoni diçka, duhet të përdorni duart jo vetëm gishtin tregues, ka thënë Joe Navarro, një agjent e FBI-së dhe autor i librit “What Every Body is Saying.” Studimet tregojnë se kur theksoni diçka vetëm me gishtin tregues personi duket agresiv dhe ky veprim nuk është i përshtatshëm.
Gjeste qetësuese. Njerëzit shpesh prekin qafën e tyre, lirojnë kollaren apo ngrenë flokët kur janë në stres dhe kanë energji negative për të djegur. Liderët duhet t’i shmangin këto sjellje sepse nënpunësit presin një sjellje të qetë dhe të kontrolluar dhe ata tronditen nëse ndiejnë ankth.
Lëvizjet. Liderët nuk duhet të fshihen pas podiumit, por ata duhet të lëvizin ndërkohë që flasin, për të përçuar energji tek audienca, thotë Amy Cuddy, një profesore e Harvard shkollës së biznesit dhe autori i librit “Presence.” E ecura, pauza dhe pastaj e ecura përsëri funksionon më së miri, lëvizjet e shumta mund të duken të çuditshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.