Shpjegimi është i thjeshtë, ai ka shumë llogari, disa adresa e-mail-i etj. Pse të krijojë çdo herë një fjalëkalim të ri dhe t’i mbajë mend ato. Nëse ka nevojë për t’u loguar kurdo dhe kudo që të jetë dhe thjesht nuk e mban mend fjalëkalimin e nevojshëm, sepse është shkruar diku në organizatorin e tyre, por nuk e kanë atë atëherë çfarë të bëjnë.
Tashmë ju nuk duhet të mbani mend të gjitha fjalëkalimet tuaja. Çdo gjë tashmë është bërë për të mirën e klientit të dashur. Ka programe – menaxhues fjalëkalimesh, më shumë se kaq ju mund të shpikni disa metoda të formimit të fjalëkalimeve për çdo faqe që përdorni. Më poshtë janë disa informacione të përgjithshme mbi këtë temë.
Ne të gjithë qeniet njerëzore kemi diçka të ngjashme në sjelljen dhe në mënyrën e të menduarit. Për krijimin e një fjalëkalimi të ri që vendosim ne ndjekim metoda të ngjashme. Këtu është një skemë tipike e gjenerimit të fjalëkalimeve.
- Gjëja e parë që vjen në mendjen e shumicës së përdoruesve është që të përdorin emrat e kafshëve të tyre, modelin e makinës ose fjalën “password”. Si mund t’i vendosni këto, kur ju jeni i vetmi person i cili e ka makinën X5 të bardhë, ka një qen të quajtur Xhesi dhe një fjalëkalim “Password”.
- Kombinimi i numrave si: 12345,246810,654321 etj.
- Faktori psikologjik: Përdorimi i fjalëve të pahijshme. Meqë ra fjala meshkujt zakonisht e bëjnë këtë. Asgjë personale vetëm se statistikat e tregojnë këtë.
- Filmi juaj i preferuar apo një titull libri, emri i vendit apo ngjyra juaj e preferuar- një dukuri e shpeshtë. (Këtu, gjëja kryesore është të ndjekësh filmat, aktorët, problemet e larta politike etj. Në 2016 ne jemi duke pritur për password-e të tilla si Star Wars dhe derivatet e saj).
Nga statistikat e nxjerra femrat vuajnë nga hakimi i adresave më shpesh se meshkujt. Femrat kanë tendencë për të përdorur fjalë të fjalorit (si” password, 123456, 12345678, 1234, 12345, love, hello, princess, 1111 etj) ajo që i bën ato më të prekshme.
Ndërsa shumë njerëz kanë përmirësuar sigurinë dhe forcën e fjalëkalimeve të tyre, ka ende një numër të madh të njerëzve që vendosin fjalëkalime që janë shumë të zakonshme. Në fakt, 91% e të gjithë fjalëkalimeve të përdoruesve shfaqen në listën e mëposhtme për vitet 2011 deri në vitin 2015.
2015 | 2014 | 2013 | 2012 | 2011 | |
---|---|---|---|---|---|
1 | 123456 | 123456 | 123456 | password | password |
2 | password | password | password | 123456 | 123456 |
3 | 12345678 | 12345 | 12345678 | 12345678 | 12345678 |
4 | qwerty | 12345678 | qwerty | abc123 | qwerty |
5 | 12345 | qwerty | abc123 | qwerty | abc123 |
6 | 123456789 | 1234567890 | 123456789 | monkey | monkey |
7 | football | 1234 | 111111 | letmein | 1234567 |
8 | 1234 | baseball | 1234567 | dragon | letmein |
9 | 1234567 | dragon | iloveyou | 111111 | trustno1 |
10 | baseball | football | adobe123 | baseball | dragon |
11 | welcome | 1234567 | 123123 | iloveyou | baseball |
12 | 1234567890 | monkey | admin | trustno1 | 111111 |
13 | abc123 | letmein | 1234567890 | 1234567 | iloveyou |
14 | 111111 | abc123 | letmein | sunshine | master |
15 | 1qaz2wsx | 111111 | photoshop | master | sunshine |
16 | dragon | mustang | 1234 | 123123 | ashley |
17 | master | access | monkey | welcome | bailey |
18 | monkey | shadow | shadow | shadow | passw0rd |
19 | letmein | master | sunshine | ashley | shadow |
20 | login | michael | 12345 | football | 123123 |
21 | princess | superman | password1 | jesus | 654321 |
22 | qwertyuiop | 696969 | princess | michael | superman |
23 | solo | 123123 | azerty | ninja | qazwsx |
24 | passw0rd | batman | trustno1 | mustang | michael |
25 | starwars | trustno1 | 000000 | password1 | football |
Kujdes!!!! Përdorni gjithmonë në fjalëkalimet tuaja
- Shkronja të vogla
- Shkronja të mëdha
- Numra
- Simbole
- Gjatësia minimumi 8 karaktere
Për të parë sesa të sigurtë e keni fjalëkalimin tuaj kontrolloni KËTU .
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.