J.K. Rowling humbet statusin e saj si miliardere. Arsyeja do t’ju habisë! - Business Magazine Albania

J.K. Rowling humbet statusin e saj si miliardere. Arsyeja do t’ju habisë!


J.K. Rowling ishte një nga njerëzit më të pasur në botë në vitin 2011, por që atëherë pasuria e saj ka rënë në një masë të tillë që ajo nuk është më miliardere. Forbes shpalli këtë vit listën e më të pasurve të botës, por emri i autores së Harry Potter nuk ishte gjëkundi.

Ajo ishte një ndër 129 personat të cilët ishin hequr nga lista, por asyeja e Rowling ishte pak e ndryshme nga të tjerët. Largimi i autores 51-vjeçare nga lista ishte për shkak të donacioneve të saj të konsiderueshme për bamirësi, si dhe taksave të larta britanike që ajo kërkohet të paguajë.

Puna e bamirësisë së Rowling
Forbes, të cilët kanë bërë një listë vjetore të miliarderëve për mbi 20 vjet, tha se rënia e pasurisë së Rowling ishte e lidhur kryesisht me dhënien e saj bamirëse, e cila e ka ulur në mënyrë drastike ekuilibrin e saj bankar. Revista tha: “Informacion i ri në lidhje me Rowlings: Duke dhënë 160 milionë $ për bamirësi kombinuar me normat e larta tatimore të Britanisë, autorja e Harry Potter është larguar nga lista jonë këtë vit.”

Shumë njerëz do të mërziteshin nëse do të humbisnin statusin e miliarderit, por J.K nuk është penduar për vendimin e saj – në fakt ajo është shumë krenare për zgjedhjen e saj.

Ajo tha: “Ti ke një përgjegjësi morale kur të është dhënë më shumë sesa ke nevojë, për të bërë gjëra të mira dhe t’i përdorësh me mençuri.”

Fjalët e saj janë inspiruese dhe shumë njerëz kanë një respekt të madh për shkrimtaren shumë të talentuar. Ajo është një ndër të paktat të famshme me të cilën njerëzit mund të kontaktojnë kur kanë probleme financiare, pasi ajo ka qënë më parë në të njëjtën situatë.

Përpara se Harry Potter të publikohej autorja përpiqej të bëntë aq sa mundej. Gjatë kësaj kohe ajo vuajti nga divorci i saj, por ngulmoi dhe vazhdoi me përpjekje të shumta për të realizuar ëndrrat e saj.

Në një moment, ajo ishte duke shkruar për Harry Poter në një kafene të vogël. Në fund, ngulmimi i saj u pagua dhe së shpejti ajo u kthye nga një nënë e papunë në autoren e vetme miliardere të të gjithë kohrave.

Kjo mund t’a ketë influencuar vendimin e saj për të dhënë një pjesë të madhe të pasurisë së saj për organizata bamirësie; Forbes vlerëson se autorja e Harry Potter ka dhuruar 160 milionë $ për bamirësi deri tani. Përfituesit e saj kryesor janë bamirës të cilët ndihmojnë familjet me një prind për t’u punësuar ose për t’u edukuar.

Ajo ka bërë bamirësi për fëmijët dhe mirëqënien e tyre, analfabetizmin, varfërinë etj. Rowling ka shkruar edhe 3 libra për bamirësi ; “Fantastic Beasts and Where to Find Them,” “The Tales of Beedle the Bard” dhe “Quidditch Through the Ages.” Këto libra kanë marr përfitime në shumën 30 milionë $ dhe ajo i ka dhënë të gjitha për bamirësi, gjë e cila është shumë mbresëlënëse.

Për shkak të punës së saj bamirëse, J.K. Rowling është tani një milionere në vend të një miliardere. Ajo mund të mos jetë më në listën e Forbes, por bujaria e saj ka ndryshuar jetën e mijëra personave, dhe është ajo qe njerëzit vlerësojnë më shumë dhe mendojnë se është më e rëndësisshme. Ajo është vërtet një inspirim, nëse të gjithë do të ishim bujarë sa ajo, bota do të ishtë një vend më i mirë.

Faleminderit, J.K. Rowling!

Burimi: Shkruar nga Amy Johnson dhe publikuar në lifehack.org 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0