Ata ishin të rinj me plot ide, mendime dhe plane biznesi për të qenë të suksesshëm. Aty u fol për planet e mbështetjes së qeverisë shqiptare, të cilat nuk do ti mungojnë asnjëherë sipërmarrjes dhe se qeveria do të jetë në krah të tyre, në këtë rrugëtim të përbashkët për fuqizimin e ekonomisë shqiptare.
Fondi në “Mbështetje të Sipërmarrjeve të reja Startup” ka për qëllim mbështetjen e bizneseve të sapokrijuara “Startup”, nëpërmjet subvencionimit financiar të drejtpërdrejtë për këtë kategori biznesi me qëllim përmirësimin e klimës dhe kushteve operuese të tyre.
Deri në muajin Shtator 2016 janë paraqitur pranë AIDA-s 32 aplikime për Fondin Startup. Numri i kompanive përfituese që u aprovuan nga Komisioni i Aprovimit të Granteve ishte 20 kompani. Vlera totale e fondit të disbursuar nga muaji Mars deri në Shtator të vitit 2016 eshte 10.069.700 lekë.
Burimi: aida.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto