Zgjedhja për të drejtuar makinën në të majtë, e gjen origjinën e vet në dy shpjegime, një historik dhe tjetri shkencoro/mekanik: që në Mesjetë, ushtakarët qenë të detyruar të mbanin anën e majtë, në mënyrë që të kishin mundësi të nxirrnin shpatën (e cila mbahet në anën e majtë) me dorën më të fortë, që është e djathta.
Një zakon ushtarak bëhet më pas detyrues pas kërkesave këmbëngulëse të Papa Bonifacit VIII: shekuj më vonë do të jetë revolucionari Robespier ai që do e thyejë këtë rregull, duke revolucionarizuar drejtimin e udhëtimit në shenjë proteste kundër Kishës. Vetë Napoleoni ruajti zakonin e drejtimin të udhëtimit në të djathtë: duke qenë vetë mëngjerash, përfitimet ushtarake ishin shumë të dukshme.
Shpjegimi më teknik ka të bëjë me formën e makinave të para: freni i dorës në fillim u vendos në pjesën e jashtme të anës së djathtë, çka bëri të nevojshme pozicionimin e timonit dhe shoferit në të njëjtën anë. Me përparimin teknologjik, freni i dorës zhvendoset brenda në makinë, në një pozicion qëndror: për të inkurajuar përdorimin e dorës më të fortë (të djathtës) vendi i shoferit lëvizi në të majtë.
Burimi: bota.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto