Ministria e Energjisë është duke parë interesin e operatorëve të mëdhenj të bursave evropiane, ndërkohë që ka në plan të liçensojë bursën në pranverën e vitit 2017.
“Nord Pool” është arena kryesore e tregtimit të energjisë në Evropë, e bazuar në modelin “One day ahed” (Me kontrata një ditë në avancë) dhe Intraday (me kontratë brenda ditës) me linja në nëntë vende europiane.
Nord Pool e ka bazën në Norvegji dhe ka në gjirin e saj 380 kompani antare. Gjithashtu ajo ka linjat e veta të tregtimit në Austri, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Letoni, Lituani, Hollandë dhe Suedi.
Gjatë vitit 2015, “Nord Pool” tregtoi një total prej 489 TWh.
Qeveria shqiptare në plotësim të detyrimeve ligjore për liberalizimin e tregut të energjisë synon të aplikojë modelin nordik të tregtimit të energjisë në bazë të të cilit parashikohet krijimi i Bursës së Energjisë ku furnizuesit, tregtarët dhe konsumatorët e mëdhenj të kenë mundësinë të blenë në kohë reale energjinë dhe jo më kontrata bilaterale si tani.
Dalja në treg të lirë për furnizimin me energji elektrike e rreth 6300 bizneseve më 2017 kërkon një treg real të energjisë. Gjithashtu hyrja në prodhim e HEC-it të Banjës në lumin Devoll që është në pronësi të kompanisë norvegjeze, Statcraft, do të jetë nxitje e madhe për funksionimin e “Albania Power Exchange”. Statcraft në kontratën me qeverinë shqiptare ka negociuar shitjen në tregun e lirë të energjisë, ndryshe nga investitorët e tjerë, të cilët e shesin prodhimin e tyre tek kompanitë publike.
burimi: monitor.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto