Standardizimi i prodhimeve, bizneset po pajisen me çertifikatat ISO - Business Magazine Albania

Standardizimi i prodhimeve, bizneset po pajisen me çertifikatat ISO


Qeveria Shqiptare ka vënë në mbështetje të biznesit një fond prej 112 milionë lekësh me qëllim zhvillimin e inovacionit dhe marrjen e çertifikatave standartizuese ISO.

Që nga viti 2014 kanë pasur 68 ndërmarrje që kanë përfituar. Njëra prej tyre, që merret me prodhimin e produkteve të rezinës dhe plastikës në Shkozet të Durrësit, u vizitua nga Ministrija e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi.

“Ne kemi shpërndarë fonde për 68 kompani që nga viti 2014 dhe shuma që kanë përfituar gjithsej është 72 milionë lekë nga ky fond. Ministria do të vazhdojë mbështetjen, pasi biznesi shqiptar ka nevojë për rritjen e cilësisë së vetë, për të qenë konkurrues në tregun perëndimor”, tha ministrja Ekonomi.

Fondi shqiptar i Konkurrueshmërisë ka si qëllim zhvillimin e  ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri. Skema e ndarjes së kostove është 70% nga fondi dhe  30% nga vete biznesi.

 

/ Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0