Sipas The New York Times, e cila ka shtruar pyetjen a duhet apo jo të karikohet smartphone-i gjatë natës? Përgjigja që është marr ka dy aspekte.
Smartphone-ët janë dizenjuar për të dalluar kur bateria është e mbushur, dhe në këtë pikë ajo duhet të ndalojë së marri më shumë energji elektrike. Gjithsesi, karikimi i vazhdueshëm i telefonit mund t’a konsumojë atë.
Ndërkohë që bateria e telefonit karikohet, rryma elektrike kalon me shpejtësi të ndryshme brenda baterisë. Kjo e ndihmon baterinë të karikohet më shpejt, por ky proçes gjithashtu i prish më shpejt bateritë me jon dhe litium sesa kur rryma kalon në bateri me të njëjtin ritëm.
Hatem Zeine, themelues i kompanisë së karikimit me wireless Ossia, ndau disa rekomandime me the Times: Sigurohuni që telefoni juaj mos të nxehet, dhe mundohuni t’i karikoni paisjet tuaja me karikues jo shumë të fuqishëm – përshembull përdorini një karikues iPhone-i për të karikuar iPadin tuaj.
Ata konsumatorë të cilët i mbajnë telefonat e tyre për jo më shumë se dy vjet – kjo është dhe jetëgjatësia e planifikuar e përdorimit – janë të lirë t’a karikojnë telefonin e tyre gjatë natës. Por për ata që duan ta ruajnë telefonin e tyre për një kohë më të gjatë duhet të jenë të kujdesshëm me karikimin për të shmangur gërryerjen e madhe të materialit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto