Pse General Motors ka hequr nga tregu 4.3 milionë makina? - Business Magazine Albania

Pse General Motors ka hequr nga tregu 4.3 milionë makina?


General Motors Co. heq nga tregu mbi 4 milionë makina, të shumtat në Amerikën e Veriut, për shkak të një difekti me airbegët, nga i cili ka pasur edhe një vdekje.

Makinat që do të hiqen nga tregu janë modelet Buick, Chevrolet, GMC, dhe Cadillac, të viteve 2014-2017.

Nga 4.28 milionë makina, 3.6 e tyre janë nga ShBA-ja, ndërsa të tjerat nga vende të tjera të botës. GM (shkurt për General Motors) tha javën e kaluar se problemi qëndron tek moduli diagnostik i makinës, i cili kontrollon hapjen e airbegut, dhe në disa raste ky modul kalon automatikisht në ‘test mode’.

Kjo bën që në rast aksidenti, airbegët të mos hapen, që çon edhe në dëmtimin e personave në makinë. Sipas vetë GM, ky defekt ka çuar në vdekjen e një personi, dhe në lëndimin e tre të tjerëve.

Lista e makinave të ndikuara nga ky difekt është:

  • 2014-2016 Buick LaCrosse, Chevrolet SS, Chevrolet Spark EV
  • 2014-2017 Buick Encore, GMC Sierra 1500, Chevrolet Corvette, Chevrolet Trax, Chevrolet Caprice, dhe Chevrolet Silverado 1500
  • 2015-2017 Chevrolet Tahoe, Chevrolet Suburban, Chevrolet Silverado HD, GMC Yukon, GMC Yukon XL, GMC Sierra HD, Cadillac Escalade, dhe Cadillac Escalade ESV

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0