Shqipëria përgatitet për panairin e Shtutgartit - Business Magazine Albania

Shqipëria përgatitet për panairin e Shtutgartit


Shqipëria për herë të parë është vend partner në Panairin e Shtutgartit, që zhvillohet në datat 14-22 janar 2017.

Prania e Shqipërisë në këtë panair është e rëndësishme pasi në Shtutgart marrin pjesë agjensitë turistike më të mëdha botërore për atë që njihet si turizmi “out going”.

Ministria e Turizmit dhe Agjensia Kombëtare e Turizmit kanë nisur përgatitjet për të maksimizuar përfitimet nga ky event i rëndësishëm.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve është organizuar vizita e një grupi prej 11 gazetarësh gjermanë, të medias së shkruar dhe televizive, të cilët po shohin nga afër vendin dhe do të raportojnë përmes mediave të tyre konstatimet mbi turizmin shqiptar.

Ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi u takua me këtë grup gazetarësh në amfiteatrin e Durrësit, ku zhvilloi një bashkëbisedim të gjatë duke iu përgjigjur interesit të tyre për turizmin shqiptar.

 

burimi: top channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0