Vodafone India ka gjetur një mënyrë origjinale për të ndihmuar fermerët në shtetin e Maharashtras të cilët janë duke luftuar një krizë serioze uji që shkakton stres financiar dhe emocional.
Vodafone ka përshtatur 5 nga tabelat e tij reklamuese në Pune, në qytetin e 9 më të populluar në Indi, për të mbledhur ujërat e shiut për fermerët.
Një fletë alumini e harkuar në formë U-je është shtuar sipër çdo tabele rezervuari si nje gyp për të mbledhur ujërat e shiut. Ky gyp pastaj kanalizohet tek një tub që lidhet me një depozitë 2000 litërshe e cila është e instaluar në fund të çdo rrethimi.
Një sensor uji në depozite, kontrolluar nga një kartë SIM Vodafone, i bën të mundur kompanisë të monitorojë nivelin e ujit nga distanca. Një SMS dërgohet në mënyrë automatike kur depozita është e mbushur. Uji i mbledhur transferohet më vonë në depozitat ujore dhe dërgohet tek fermerët.
Mbledhja e ujërave të shiut nga Vodafone ka filluar në Korrik 2016. Mbas vetëm katër javësh, rreth 20.000 litra ujë është mbledhur dhe dhuruar për fermerët. Ashish Chandra, Kreu i Biznesit për Maharashtra dhe Goa, Vodafone India, tha:
“Shteti i Maharashtres është përballur me mungesa uji për disa vjet. Çdo pikë uji është ekstremisht e çmuar. Uji i shiut, nëqoftëse është mbledhur në mënyrën e duhur, mund të mbulojë një pjesë të madhe të kërkesave tona. Ne synojmë të bëjmë pjesën tonë në konservimin e këtij burimi të çmuar për të ndihmuar fermerët në zonat të cilat përballen me kriza uji. “
Burimi: Business Mag Albania
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.