Zbuten gjobat për biznesin. Cilat janë ndryshimet? - Business Magazine Albania

Zbuten gjobat për biznesin. Cilat janë ndryshimet?


Zbutja e gjobave ndëshkuese nis nga bizneset që kapen të paregjistruara. Sipas draftit të ri të procedurave tatimore, ndëshkimi për këto biznese nuk do të jetë më mbyllja automatike, por ato do të detyrohen që të regjistrohen.

Për bizneset që nuk deklarojnë punonjësit, gjoba ulet nga 500 mijë lekë për të gjitha bizneset siç është aktualisht, në 200 mijë lekë për biznesin e madh dhe 50 mijë për atë të voglin. Nuk do të ketë as gjoba për punonjësit e familjes dhe nuk dot të ketë as ndjekje penale për këto biznese.

Edhe për mosdhënie të kuponit tatimor ndëshkimi do të zbutet. Gjoba do të ulet nga 200 mijë lekë aktualisht në 50 mijë lekë. Kur biznesi që nuk lëshon kupon është i madh dhe bën pjesë në skemën e TVSH-së, ai kalon në rivlerësim për 3 muaj dhe në rast se moslëshimi i kuponit është i përsëritur, shkelja klasifikohet “evazion tatimor”. Paralelisht, emrat e këtyre bizneseve do të publikohen në listën e zezë në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Në projektligjin e ri, Ministria e Financave detyron Tatimet që për çdo kontroll tatimor të njoftojnë biznesin të paktën 30 ditë përpara. Pas marrjes së njoftimit, biznesit i lind e drejta të deklarojë transaksionet që mund të ketë fshehur, pa u ndëshkuar, me kushtin që ky deklarim të kryhet para se të fillojë kontrolli.

Do të lehtësohet edhe procedura e mbylljes së bizneseve dhe do të hiqet detyrimi për të dorëzuar deklaratë tatimore për bizneset që kanë status pasiv në QKR.

Burimi: top-channel.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0