Shpallen 7 fituesit që përfitojnë fonde për startup-e - Business Magazine Albania

Shpallen 7 fituesit që përfitojnë fonde për startup-e

~3 minuta lexim


Shtatë sipërmarrje private kanë fituar të drejtën për t’u financuar nga fondet e buxhetit të shtetit si sipërmarrje startup. Nga rreth 20 aplikime, Komisioni i Aprovimit të Granteve (KAG) për Fondin Start-Up miratoi vetëm shtatë.

Pjesa më e madhe e sipërmarrjeve fituese janë nga Tirana.

Ato i përkasin sektorëve si : artizanati, bimët medicinale, teknologjia e informacionit dhe komunikacionit, druri dhe tekstilet.

Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve hapi zyrtarisht aplikimet në muajin shkurt. Janë rreth 300,000 lekë që mund të përfitohen për të zhvilluar një biznes “startup”. Qeveria lehtësoi kushtet e përfitimit nga fonde, duke bërë të mundur që të përfshiheshin edhe subjektet pa përvojë.

Sipas rregullores, të interesuarit dorëzojnë dosjet me projektet që do të vlerësohen nga Komisioni i Aprovimit të Grantit (KAG), i cili do të mblidhet sipas aplikimeve të paraqitura. Aplikantët e refuzuar do të informohen në lidhje me shkaqet e refuzimit. Për këtë fond mund të aplikojnë kompanitë që mbulojnë: sektorët prodhues dhe të shërbimit, sektorin e industrisë së lehtë, sektorin e turizmit, fushën e kërkimit dhe të zhvillimit, proçesin e agropërpunimit, fushën e dizenjimit, modelimit dhe artizanatit.

shpallen-7-fituesit-qe-perfitojne-fonde-per-startup-e-businessmagFondi ka për qëllim të mbështesë bizneset e sapo krijuara “startup” në Shqipëri, nëpërmjet subvencionimit financiar të drejtpërdrejtë. Një sipërmarrje mund të përfitojë maksimalisht 300,000 lekë për projekt. Skema mbulon 70% të shpenzimeve të miratuara brenda limitit të mësipërm. Pagesa e fondit të përfituar bëhet 50% në fillim të projektit dhe 50% në fund.

 

 

 

burimi: monitor.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0