Këshilli europian i të rinjve - Business Magazine Albania

Këshilli europian i të rinjve


Afati i fundit i aplikimit-> 2 tetor 2016

Vendi–> Bruksel, Belgjikë

 

‘Young European Leadership’ (YEL) është një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare e dedikuar për fuqizimin e liderave të rinj dhe vendimmarrësve të të ardhmes nga Europa dhe më gjerë. YEL synon të frymëzojë këta udhëheqës nga të gjitha vendet për të formuar të ardhmen e Europës, nxitje e zgjidhje të reja për sfidat lokale dhe globale.

Jeni një udhëheqës i ri, i cili jeni i interesuar në politikën europiane dhe marrjen e vendimeve? Aplikoni tani për të marrë pjesë në #YEC16 si delegat në Këshillin për Barazi Gjinore dhe Përfshirjen Sociale, Punëve të Jashtme, ose të Sigurisë dhe Punëve të Brendshme.

 

YEC ka të bëjë me:

-Bisedime zyrtare mes delegatëve si përfaqësues kombëtarë në 4 këshilla të ndryshëm;

– Vizitë në institucione të ndryshme europiane;

–  Ndërveprim i drejtpërdrejtë mes delegatëve dhe ekspertëve të lartë dhe vendimarrësve;

– Formulimi dhe prezantimi i rezultateve përfundimtare të YEC tek vendimmarrësit të lartë të BE-së dhe palët e interesuara.

 

Doni të përfaqësoni vendin tuaj? Aplikoni këtu për një pasqyrë të pozicioneve që janë në dispozicion:  http://www.younglead.eu/activities/yec/openpositions/

Afati i fundit për të aplikuar është data 2 tetor. Për të aplikuar klikoni këtu.

Për të mësuar më shumë klikoni http://www.younglead.eu/activities/yec/councils/

 

Për çdo pyetje që mund të keni kontaktoni: events@younglead.eu

https://youtu.be/GIsU8mtqKrg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0