Pokemon Go: Startup-Loja më popullore drejt realitetit virtual! - Business Magazine Albania

Pokemon Go: Startup-Loja më popullore drejt realitetit virtual!



Loja më e re “Pokemon GO” është bërë më popullorja në botë në vetëm një javë. Sipas statistikave të fundit, ky aplikacion është shkarkuar më shumë se 10 milionë herë për Android dhe Apple, në mbarë botën, duke u përhapur shumë jo vetëm në Azi dhe në Amerikë, por tashmë edhe në Europë. Analistët financiar gjykojnë se kjo lojë po i siguron krijuesve të saj një shifër prej 5 milionë dollarë të ardhura në ditë!

Të mërkurën në datë 20 korrik, loja do vihet në dispozicion edhe për përdoruesit nga Japonia, që është edhe vendi ku ka lindur fenomeni “Pokemon”.

McDonalds ka arritur një marrëveshje me krijuesit e lojës dhe tashme mbi 3.000 pikat McDonalds ne Japoni do të kthehen edhe në palestër për “Pokemonet”. Ky është edhe rasti më i madh i reklamimit, nëpermjet nje realiteti virtual.

Për momentin loja nuk mund te shkarkohet nga “Play Store” apo “App Store”për përdoruesit në Shqipëri, por gjithsesi është shumë e lehtë për t’u shkarkuar vetëm duke kërkuar ne Google: Pokemon Go apk.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 11 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0