Për disa, logo është vetë marka. Është e dallueshme menjëherë, kapet nga syri ashtu siç kapet nga veshi një këngë e bukur dhe gjithashtu mund të vizatohet lehtë.
Konsumatorët shohin harqet e artë të McDonalds dhe u shkon menjëherë në mendje ushqimi i shpejtë. Mund të ketë shumë pak njerëz në botë të cilët nuk do të mund të identifikojnë logon e Apple apo atë të Starbucks. Të kesh një logo është diçka simbolike por a është ajo, fundi i të paturit të një marke të suksesshme?
Duke identifikuar këto logo, çfarë tjetër mund të kuptoni për këto marka? A mund të thoni diçka më shumë se: “Atyre u pëlqejnë ngjyrat e ndezura” ose “ Është një grua me shumë flokë duke pirë kafe?” Shumë SME hasin në nevojën e të kërkuarit të një logo e cila do të japë një impakt në publik por me zhvillimin e mediave sociale, duke patur një markë të fuqishme dhe efektive, është po aq e rëndësishme sa një foto e bukur.
Sa prej jush do të mundnin të vizatonin menjëherë logon e British Airways? Po atë të Singapore Airlines? Megjithatë ne e dimë se ato janë marka të besueshme – pasi ato e kanë menaxhuar këtë pa patur një logo të identifikueshme.
Jo Evans, menaxher i lartë i projektimit i “Spreckley”, një agjensi PR, mendon se një logo është akoma e rëndësishme për bizneset pasi ajo shfaqet në platforma të shumëfishta. Megjithëse mediat sociale mund të jenë “mbreti”, logo ende do të jetë e dukshme dhe në fakt, me siguri do të jetë aspekti më miqësor. Nuk do të ketë vend për emrin tënd apo për sloganin në profilin në Twitter, kështu që logo është e rëndësishme për t’u vendosur aty.
“Logo juaj është gjëja e parë që njerëzit vërejnë për ty dhe duhet të krijosh imazhin dhe impresionin e duhur, kështu që mund të themi se personaliteti i logos është gjithçka. Marka juaj mund të shfaqet në platforma të ndryshme duke përmendur këtu: të printuara, apo dixhitale, të mëdha ose të vogla, por duke e ndryshuar nëse ndodh që nuk punon, mund të çojë në humbje kohe apo shpenzime të kota. Stili, ngjyrat dhe faqosja do të duhet të shërbejë në të gjithë identitetin tuaj, kështu që ju duhet të mendoni më shumë sesa thjesht një logo dhe vetëm një dizenjues me përvojë mund ta bëjë këtë gjë për ju.”
Shumë kompani të cilat kanë vendsour të investojnë në një logo apo markë të re, janë duke u munduar ta bëjnë atë sa më lirë të jetë e mundur. Një dizenjim i një marke të fuqishme mund t’ju kushtojë ju më shumë sesa ta gjeni atë shpejt duke kërkuar online, por ia vlen të investosh për të.
Të vendosësh nëse do një logo të mirëfilltë apo një titull me shkronja është e rëndësishme. Të dy, si Google ashtu dhe Amazon përdorin “logo me fjalë” ndërsa Apple dhe Starbucks kanë simbole. Një lëvizje e përdorur nga markat është heqja e fjalëve nga logot – e përdorur nga Starbucks, Ink, Gap dhe të tjerë. Ende është e rëndësishme të kujtojmë se një logo është pjesë e markës. Por gjithashtu mund ta bëjë markën tuaj më të shquar dhe më të kujtueshme, veçanërisht nëse keni konkurrentë të afërt.
Kompanitë shpenzojnë shumë kohë dhe para duke u përpjekur të krijojnë një logo “ikonë”. Duke u kthyer mbrapa në 2010, kompania Britanike e Naftës BP shpenzoi 136 milionë £ në ridizenjimin e logos së tyre – kjo ishte për vendosjen e lulediellit në logo. Sekreti është të bësh një logo që personifikon atë çfarë kompania përfaqëson. Në 2010, BP shkaktoi një derdhje të naftës në Gjirin e Meksikës që shkatërroi një pjesë të madhe e natyrës dhe i kushtoi 46 bilionë £, e cila është ndoshta një nga arsyet që ata ishin në kërkim për një ridizenjim të logos.
Imazhi i lulediellit u përdor në mënyrë që të bëhej një lidhje me një kompani nafte, sa më shumë të ishte e mundur. Ajo tregon një angazhim për natyrën dhe për mjedisin. BP u përballën me shumë probleme pas derdhjes së naftës, kështu që ishin të interesuar për t’i kujtuar konsumatorëve për zotimin e tyre që ata tashmë janë më të kujdesshëm ndaj mjedisit.
Me rastin e BP të përmëndur më sipër, rëndësia e logos nuk duhet të nënvlerësohet. Nëse ju keni një buxhet të kufizuar, mos qëndroni duke pritur që dizajni të zbulohet vetë dhe ta bëjë markën të besueshme. Kjo, më shumë se çdo gjë tjetër, është ajo që njerëzit do të kërkojnë, jo një simbol. Logoja do të vijë, pasi marka juaj ka zhvilluar një histori të vërtetë suksesi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.