Grabitja e bankave ndikim tek investimet - Business Magazine Albania

Grabitja e bankave ndikim tek investimet



Konfindustria ka shprehur shqetësimin e saj për numrin e lartë dhe në rritje të akteve kriminale të grabitjeve ndaj bankave në vend. “Fenomeni i shtimit të dukshëm të grabitjes së bankave bëhet edhe më shqetesues, nëse vleresohen edhe investimet e ulëta për standardet e sigurisë nga sektori bankar, sikurse treguan qartë rastet e fundit”, bën të ditur Konfindustria.

Ajo vlerëson, se shtimi i dukshëm i rasteve të grabitjeve të bankave përveç dëmit financiar dhe garancisë për depozitat e qytetarëve shqiptarë, njëkohësisht është goditje e pastër në sigurinë e të bërit biznes në përgjithësi në vend me pasoja dëmesh të mëdha ekonomike.

“Nëse vlerësojmë se nga grabitjet në shtim të bankave, duke filluar me thesarin e Bankës së Shqipërisë, kemi prekje të drejtëpërdrejtë të fuqisë konkurruese të Shqipërisë në tërheqjen e investimeve të huaja edhe kështu në nivel mjaft të ulët. Konfindustria i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të marrë masa për rritjen e kontrolleve të nevojshme për standardet e sigurisë së parave të shqiptarëve, si detyra parësore e saj.

/Acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0