Dhe ndonjëherë suksesi fillon duke sjellë ndërmend çfarë është e rëndësishme për ty dhe çfarë ke nevojë të bësh çdo ditë për të qëndruar në rrugën e arritjes së ëndrrave individuale. Ja sepse njerëzit e zgjuar i thonë këto gjëra çdo ditë, vetes së tyre.
1. “Askush nuk është i aftë ta bëjë këtë, ja sepse do ta bëj unë.”
Shpeshherë mënyra më e mirë për të qenë ndryshe është të bëjmë gjërat që njerëzit e tjerë nuk kanë kurajo t’i bëjnë. Kështu që zgjidh diçka që të tjerët nuk do ta bënin. Mund të jetë diçka e thjeshtë, mund të jetë diçka e vogël. Nuk ka rëndësi. Çfarëdo që të jetë, bëje. Në moment do të diferencohesh pak nga shumica. Dhe më pas ec. Çdo ditë mendo për diçka për të bërë që askush nuk ka guxim ta bëjë. Pas një jave do të jesh i pazakontë. Pas një muaji do të jesh special. Pas një viti do të jesh i mrekullueshëm, dhe me siguri askush nuk ka për të të ngjarë. (Dhe në këtë proces, do të zhvillosh rezistencë mendore të jashtëzakonshme.)
2. “Unë do t’i përgjigjem pyetjes që nuk u bë.”
Disa njerëz janë hezitues. Ndonjëherë janë të pasigurtë. Ndonjëherë ata janë të ndrojtur. Cilado qoftë arsyeja, ndonjëherë njerëzit do të pyesin një pyetje tjetër nga ajo që duan vërtet që ti t’i përgjigjesh.
Një punonjës mund të të pyesë nëse mendon se ai duhet të marrë ca leksione në universitet. Ajo që kërkon ai vërtet të dijë është nëse ti e shikon atë aq të aftë sa të rritet në organizatën tënde; ai shpreson se ti do të thuash “po” dhe shpreson se do të ndash arsyen “pse”.
Bashkëshorti yt mund të të pyesë nëse mendon se ajo gruaja në ‘party’ u tregua flirtuese me të. Ajo çfarë kërkon ai vërtet të dijë është nëse ti mendon qё ai është ende tërheqës dhe që ia vlen të flirtosh me të; ai shpreson se ti do t’i thuash “po”, dhe do t’i pëlqejë shumë kur të tregosh arsyet pse. Pas shumë pyetjeve ka një pyetje të fshehur. Kushtoji vëmendje në mënyrë që t’i përgjigjesh edhe asaj pyetjeje gjithashtu, sepse ajo është përgjigjia që personi tjetër jo vetëm e do, por ka nevojë për të.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 62 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.
3. “Hej, kjo nuk ishte edhe aq keq në fund të fundit.”
Frika më paralizuese është frika nga e panjohura. (Të paktën kështu është për mua.) Prapëseprapë asgjë nuk rezulton të ketë qënë aq e frikshme sa kemi menduar ne. Plus që është vërtet shumë emocionuese të kapërcesh një frikë. “Nuk mund ta besoh se ia dola!” bëhet e jotja, një emocion që nuk e ke përjetuar për një kohë të gjatë. Çdo ditë bëj diçka të frikshme, qoftë fizikisht apo emocionalisht. Më pas, ki besim se do ia dalësh të kapërcesh çdo problem që del. Sepse do t’ia dalësh.
4. “Sot nuk mund të bëj gjithçka, por do të marr një hap të vogël.”
Ti ke plane. Ti ke qëllime. Ti ke ide. Kujt i intereson? Nuk ke asgjë për aq kohë sa nuk bën diçka. Çdo ditë ne lëmë hezitimet dhe pasiguritë që të na pengojnë drejt realizimit të ideve tona. Zgjidh një plan, një qëllim. Dhe fillo. Merr vetëm një hap të vogël. Hapi i parë është më i vështiri. Çdo hap që vjen më pas do të jetë shumë herë më i lehtë.
5. “Duhet thjesht ta ‘mbyll gojёn’.”
Unë flisja shumë. Mendoja se isha i zgjuar dhe i mprehtë dhe një hutë e vërtetë. Me raste, rrallëherë, mund të kem qenë ndonjëra prej atyre gjërave. Pjesën më ta madhe të kohës nuk isha. Njerëzit vërtet konfidentë nuk e ndjejnë nevojën për të folur. Ndërsa e urrej kur mё ndodh kjo, unë ndonjëherë vë re se nuk flas sepse personi tjetër është i interesuar në atë që them unë, por pёr faktin se unë jam i interesuar në atë që kam për të thënë. Mos fol kurrë vetëm për të kënaqur veten. Kur e bën këtë, nuk kënaq askënd.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 62 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.
6. “Nuk do të më interesojë se çfarë mund të mendojnë njerëzit e tjerë”
Pjesën më të madhe të kohës, ne duhet të kujdesemi për atë se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë- por jo nëse bëhet fjalë për mënyrën e jetesës që duam vërtet. Nëse do vërtet të nisësh një biznes- të cilin mund ta bësh vetëm në pak orë, ki parasysh se edhe kur njerëzit të thonë se je i çmendur, bëje gjithsesi. Zgjidh një gjë që nuk e ke provuar sepse ke qenë i shqetësuar rreth asaj se çfarë do të thonë njerëzit dhe bëje. Është jeta jote. Jetoje si të duash.
7. “Ta tregoj unë qejfin”
Më vjen zor ta pranoj, por një nga mënyrat më të mira për të motivuar veten është ta ofendoj atë, ose të krijoj një mënyrë për t’u ndjerë i fyer, pavarësisht nëse jam i justifikuar që ndihem në atë mënyrë apo jo. T’i jap motivim vetes për të bërë çfarëdolloj gjëje për t’i treguar ‘personit tjetër’ se është gabim, dhe ç’është më e rëndësishmja të arrij atë çfarë kam për të arrirë, është ajo që ka më shumë rëndësi. Quajeni konkurrencë artificiale ose inat të stisur; quajeni fëmijërore ose të pamatur; quajeni si të doni, për mua funksionon. (Funskiononte edhe për Michael Jordan.) Mund të funksionojë edhe për ty.
8. “Nuk është perfekte, por për mua nuk ka rëndësi”
Po, vetëm një herë e ke shansin të lësh një përshtypje të parë. Po, perfeksioni është i vetmi rezultat i pranueshëm. Për fat të keq, asnjë produkt apo shërbim nuk është përfekt, dhe asnjë projekt ose iniciativë nuk është e planifikuar në mënyrë perfekte. Puno fort, bëj punë të mirë dhe mos e vrit mendjen. Konsumatorët dhe kolegët do të të thonë se çfarë duhet përmirësuar, dhe kjo do të thotë të bësh përmirësime të cilat kanë rëndësi për njerëzit. Nuk mund të arrish asgjë për aq kohë sa vret mendjen. Bëj më të mirën tënde dhe më pas beso se do të punosh fort për të kapërcyer çdo të metë.
9. “Duhet të kisha bërë më mirë”
Të gjithë e kemi dreqosur. Të gjithë kemi bërë gjëra që mund t’i kishim bërë më mirë. Fjalë. Verpime. Përjashtime. Njerëzit e suksesshëm nuk presin të jenë perfekt, por ata mendojnë se mund të bëhen gjithmonë më të mirë. Kështu që kthehu prapa në kohë. Mendohu rreth asaj që ka shkuar mirë. Më pas mendo për atë që nuk shkoi aq mirë saç duhet dhe merr përgjegjësi. Dhe premtoji vetes që nesёr do bësh shumë më mirë.
10. “Do të vlerësoj punën e dikujt që nuk merr meritat e duhura”
Disa punë kërkojnë më shumë përpjekje se sa aftësi. Shpërndarja e pakove, futja në qese e ushqimeve, çekimi i klientëve, detyrat vetë janë relativisht të thjeshta. Ndryshimi qëndron të përpjekjet. Mos i thuaj vetëm “falemnderit” dikujt që bën një punë të padalluar. Buzëqesh. Ki kontakt me sy. Shkëmbe fjalë të ëmbla. Rreth jush ka njerëz që punojnë fort dhe marrin pak ose aspak mirënjohje. Betohu të jesh personi që ia di vlerën të paktën njërit prej tyre në ditë. Jo vetëm që do të japësh respekt, por do të fitosh llojin më të mirë të respektit, respektin që vjen kur bën ndryshimin, pavarësisht se të ‘vogël’ në jetën e një personi.
11. “Unë mund të bëj gjithmonë më shumë”
Siç thotë Jimmy Spithill, kapiten i skuadrës amerikane të futbollit “Team Oracle USA”, “Rrallëherë më kanë zënë sytë që të bësh më pak se dikush tjetër është një strategji e mirë.”
Ti mund të mos kesh kaq eksperiencë, ose të mos kesh lidhjet e duhura, ose talentin, por mund ta vrasësh gjithmonë më shumë trurin se kushdo tjetër. Edhe kur çdo gjë tjetër duket sikur është kundër teje, përpjekjet dhe këmbëngulja mund të jenë avantazhet e tua konkurruese, dhe mund të jenë të vetmet avantazhe për të cilat ke nevojë.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 62 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.