Droni më i shpejtë në botë

Droni më i shpejtë në botë


George Matus ishte 11 vjeç kur fluturoi dronin e tij të parë. Në moshën 16 vjeçare ai ishte duke konkuruar si një garues profesional dronesh dhe duke shërbyer si pilot testues për avionët e ri.

Tani ai është 18, kohët e fundit kreu shkollën e mesme dhe vendosi të mos shkonte në kolegj, duke ndjekur një ofertë miqësore nga milioneri teknologjisë Peter Thiel.

Ai përdori këto para për të filluar kompaninë e tij, Teal, e cila dot ka lëshuar produktin e saj të parë, një dron konsumuesish që një fillestarë mund ta fluturojë lehtë me një iPhone dhe të incizojë video 4K.

Ndryshimi mes dronit të parë të Teal dhe konkurrencës është se ky dron mundet të përformojë si një makinë garash, duke arritur shpejtësitë prej 85 miljesh për orë ndërkohe që mund të sillet, zhytet nga lartësitë apo të përformojë rrotullime.

Kompania ka filluar të pranojë para porosi që sot, duke marrë $1,299 për njësi.

/PCworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0