Autobusi futuristik i quajtur “Transit Elevated Bus (TEB)” këtë javë ju nënshtrua testit të tij të parë rrugor, gjatë të cilit u vlerësua sistemi i frenimit dhe konsumi i energjisë.
Ai është 22-metra i gjatë, 7.8 metra i gjerë dhe 4.8 metrai lartë. TEB mund të udhëtojë mbi makina duke shmangur problemin e trafikut.
Sipas kompanisë që e ka prodhuar, qeveria e Francës, Brazilit, Indisë dhe Indonezisë kanë shfaqur interes për të. “Transit Elevated Bus (TEB)” u prezantua për herë të parë në fillim të këtij viti në Panairin Ndërkombëtar të Teknologjisë në Pekin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
