Përdorni këtë “hile” për të mbajtur mend çdo gjë që lexoni - Business Magazine Albania

Përdorni këtë “hile” për të mbajtur mend çdo gjë që lexoni


Shumë prej nesh i harrojnë shpejt informacionet me të cilat janë të ekspozuar. Truri ynë është zhvilluar për të bërë këtë gjë. Kjo është një gjë e mirë sepse pjesa më e madhe e informacioneve ndaj të cilave jemi të ekspozuar janë të parëndësisshme.

Informacioni vjen në trurin tënd, kalon nëpërmjet sensorëve të memories dhe memories afatshkurtër dhe në fund në përpunimin e memorieve. Përpunimi në memorie zgjat rreth 80 minuta. Nëse ne nuk i japim trurit tonë një arsye te mirë për të integruar informacionin në memorien afatgjatë, ai zhduket gjatë përpunimit.

Për të integruar informacione të reja në brendësi të memories afatgjatë, ne duhet të mendojme për to. Të mësuarit kërkon 2 gjëra për të qënë efektiv:
1. Informacioni i ri duhet të përsëritet
2. Informacioni i ri duhet të jetë i lidhur me njohuri të mëparshme

Pra, nëse ju doni të mbani mend ato që lexoni, ju duhet të ndaloni shpesh gjatë të lexuarit dhe të mendoni për ato që keni lexuar. Përsëritini ato ! Përmblidhini ato ! Identifikoni strukturën ! Kërkoni një lidhje midis idesë së re dhe atyre që dini. Lidhini ato me kujtime të mëparshme. Lidhini me ato me emocione.

Këto dy të fundit mund të bëhen në disa mënyra. Emocionet mund të jenë një mënyrë e mirë për t’i bërë “thirrje” kujtesës. Shpejt, thoni emrat e 7 zyshave që keni patur në klasën e shtatë. Me shumë mundësi nuk mundeni. Me siguri do ju kujtohen tre ose katër dhe më pas të dyshoni. Pse? Shikoni ato të cilët keni kujtuar. Ju mbani mend ato zysha, mësimi i të cilave, ju ka bërë të lumtur. Ju mbani mend ato zysha, mësimi i të cilave, ju a zemëruar. Ju nuk mbani mend ato zysha me të cilat nuk keni patur kujtime emocione afatgjata. Muzika gjithashtu mund të jetë një ndihmë e madhe ndërkohë që lexoni.

Burimi: Shkruar nga Robert Frost dhe publikuar në inc.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0