Më poshtë janë 5 aplikacione që janë ideale për PR dhe startup-et:
1. Upitch
Ky aplikacion është i pari në llojin e tij – një aplikacion për gazetarët dhe specialistët e PR. Por ka edhe më shumë. Është për çdo person i cili ka 1 histori për të treguar. Ju mund të krijoni një histori të shkurtër rreth 400 fjalë dhe mund të përfshini deri në 5 foto për ta promovuar atë.
2. Videolicious
Një nga mënyrat më të mira dhe më të njohura për të nxjerr fjalë për një biznes është të krijosh video që e lejojnë botën të shohim se çfarë biznesi është dhe në çfarë konsiston ai. Por, të bësh video nuk është gjithmonë aq e lehtë sa duket. Kjo ishte, deri sa doli Videolicious. Ju mund të bëni video mbreslënëse shpejt dhe me lehtësi. Logo juaj dhe slogani shtohen automatikisht dhe ju keni kontroll të plotë, me një pult që ju lejon të mblidhni video dhe të miratoni ato që do publikohen. Ka disa video me instruksione të quajtura ” video receta” që ju japin të gjitha këshillat që ju duhen për të krijuar video fantastike.
3. Perfect 360 HD
Në qoftë se ju përdorni foto në ndonjë nga promovimet tuaj, ju keni nevojë për këtë aplikacion. Kjo do të ju lejojnë të bëni të gjitha llojet e rregullimeve si dhe ka mjete dixhitale kozmetike që ju lejojnë të rregulloni vetullat, të rritni buzët etj. Gjithashtu mund të aplikoni efekte të ndryshme, shtoni stickers dhe një tërësi gjërash të tjera.
4. AppPromo
Nëse ju nuk e dini se si të krijoni promovime për produktet tuaja dhe t’i nxirrni ato për pjesën tjetër të botës për t’i parë, ky aplikacion mund t’ju ndihmojë. Ky aplikacion do t’ju lejojë të krijoni promovime lehtësisht dhe më pas ta shpërndani në platforma në të gjithë botën. Ju do të gjeni këshilla të marketingut, një blog dhe shumë më shumë informacion që ju nevojitet për të bërë të njohur biznesin tuaj.
5. Friendly Social
Në qoftë se ju përdorni shumë rrjete sociale të ndryshme, ndonjëherë mund të bëhet e mundimshme menaxhimi i të gjithave prej tyre. Ky është momenti kur vjen iTunes Friendly Social. Ju do të jenii në gjendje për të kontrolluar të gjitha llogaritë tuaja të mediave sociale, duke përfshirë Facebook, Twitter, Facebook Messenger dhe Instagram, të gjitha në një vend, në mënyrë që tw mund t’i menaxhoni lehtë çdo gjë, pa pasur nevojë për të kaluar nga faqja në faqe. Ju mund të hyni me llogari të shumëfishta dhe është e lehtë për t’u përdorur. Ky aplikacion është i shpejtë dhe i sigurt.
Burimi: Shkruar nga Jane Hurst dhe publikuar në lifehack.org
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.