Kompani lombarde po e gjejnë interesant tregun ballkanik për investimet e tyre veçanërisht Shqipërinë - Business Magazine Albania

Kompani lombarde po e gjejnë interesant tregun ballkanik për investimet e tyre veçanërisht Shqipërinë


Janë 60 kompani italiane që po marrin pjesë në projektin për depërtimin komercial në tregun ballkanik, të cilat po kërkojnë për partnerë në vendet e Ballkanit, me prioritet Shqipërinë. Iniciativa prezantohet së pari në takimin e Riminit, në Panairin e Riminit, ku do të marrin pjesë edhe Presidenti i Republikës në Itali, Sergio Mattarella, si dhe ministri i Ekonomisë dhe emra të njohur të industrisë në Itali. Kompanitë do të marrin pjesë në tri ekspozita të ndryshme në sektorët e ushqimit, të modës dhe teknologjisë, pikërisht për të pasur mundësinë që të fillojnë shpërndarjen e produkteve të tyre në një treg që përfshin katër vende me 15 milionë njerëz, në partneritet me autoritetet lokale, si Union Banka, Expo City Tiranë, Ente Fiera sh.a. dhe Grupi Panorama.

Mediat italiane shkruajnë se në këtë projekt nuk do të ketë largim të kapitalit njerëzor dhe as të kapitalit të financave, por eksport të teknologjisë dhe cilësisë së shërbimit, për të cilat kompanitë e vogla dhe të mesme në Lombardi janë të njohura dhe lidere në mbarë botën.Ka partnerë të shumtë prestigjiozë, të cilët janë bashkuar për të ndihmuar CDO dhe bizneset e saj në këtë mision të parë të madh në Ballkan. Fabio Verzeri, nënkryetar dhe anëtar i CDO dhe Massimiliano Nicolini, anëtar i CDO International, do të shoqërojnë grupin e parë të 60 kompanive, gjatë fillimit të aktiviteteve të tyre në territorin ballkanik, mbështetur nga institucione dhe organizata të lidhura ose të pranishme në tregun ballkanik.

Përfaqësimi i sipërmarrësve nga pala italiane i është besuar përveç Verzerit, edhe Umberto Daniele, i kompanisë kompjuterike “Gross Italia”, e listuar në bursën e Milanos me një qarkullim vjetor prej 1.5 miliardë eurosh. Kompanitë takohen drejtpërdrejt në këtë organizim nëpërmjet formulës së përputhjes, nëse kompanitë lokale do të jenë të gatshme për të ndërmarrë një bashkëpunim të parë komercial, dhe pastaj në një datë të mëvonshme, sipas zhvillimeve, mund të ketë edhe një partneritet të vërtetë industrial. Parashikimet e Kompanisë së Veprave si rezultat i eksportit për vitin e ardhshëm në lidhje me këtë mision, flasin për një qarkullim minimal prej 20 milionë eurosh.

Burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0