9 website për drejtuesit e makinave - Business Magazine Albania

9 website për drejtuesit e makinave


Sa më shumë që të mësoni për makinat, blerjen e tyre apo mirëmbajtjen, aq më shumë do të shijoni faktin e të qenit një pronar makine. Për t’ju ndihmuar sadopak, këto janë 9 website për drejtuesit e makinave:

Car and Driver

9-website-për-drejtuesit-e-makinave-business-magNëse dëshironi te blini një makine të re dhe po kërkoni një treg ku mund ta gjeni ate, atëherë do të ishte një ide e mirë që të kontrrolloni burimet më të mira kur vjen puna tek reviews, guida të blerësve dhe të tjera. Car and Drive ka të gjithë informacionin e duhur të përditësuar për të gjitha makinat që ju jeni të interesuar, në mënyrë që të merrni vendimin më të mirë për veten tuaj.

Top Gear

9-website-për-drejtuesit-e-makinave-business-magNjë tjetër website i cili është i mbushur me reviews dhe guida për makinat është BBC Top Gear. Aty mund të gjeni artikuj për makinat më të mira të luksit, makinat sportive dhe makina të tjera. Nëse jeni i apasionuar mbas makinave sportive dhe atyre të luksit, ky është website-i që duhet ta shihni patjetër.

Waze

9-website-për-drejtuesit-e-makinave-business-magKy është një site i cili i ndihmon njerëzit të krijojnë një komunitet të shoferëve të makinave, të cilët ndihmojnë njëri tjetrin për t’u bërë drejtues më të mirë dhe për të përmirësuar cilësinë e udhëtimeve të përditshme. Përdoruesit e këtij aplikacioni mund t’i japin të dhëna shoferëve të tjerë, duke i ndihmuar ata për të shmangur trafikun, aksidentet etj. Ky aplikacion do ta bëjë eksperiencën e drejtimit të makinës më të mirë dhe ju ndihmon gjithashtu për të shmangur vonesat për në punë, për një takim etj.

Repair Pal
9-website-për-drejtuesit-e-makinave-business-mag
Kur ju duhet të bëni riparime të makinave, kjo mund të kushtojë pak. Përdorni këtë faqe për të gjetur marrëveshjen më të mirë në të gjitha llojet e riparimeve auto. Repair Pal vërteton dyqanet e riparimit të makinave për të siguruar që kushdo mund të marr riparime të cilësisë së lartë me çmime që mund të përballohen.

Koala Glass
9-website-për-drejtuesit-e-makinave-business-magNëse jeni duke kërkuar për informacion në lidhje me xhamin e përparmë të makinës tuaj, qoftë në lidhje me sigurimin apo sepse xhami juaj mund të thyhet, atëherë duhet të hidhni një vështrim në blogun Koala Glass i cili siguron këshilla të dobishme për këtë. Është e rëndësishme që të rregulloni xhamat tuaj menjëherë kur ju keni probleme, në mënyrë që të mos bëhet më keq.

Tax Mileage
9-website-për-drejtuesit-e-makinave-business-magShpesh mund të jetë e vështirë për të llogaritur kilometrazhin, kështu që është shumë më e lehtë për ju të përdoni aplikacionin Tax Mileage të bëjë llogaritjet për ju. Ky aplikacion është i lehtë për t’u përdorur dhe është me kosto të ulët. Ju në mënyrë efikase mund të matni shpenzimet për kilometrazh shpejt dhe me lehtësi.

Best Parking
9-website-për-drejtuesit-e-makinave-business-magNjë problem i madh me të cilin shoferët ballafaqohen në qytete është mungesa e parkimit. Kjo faqe ju lejon të gjeni vendin më të përshtatshëm dhe të lirë për të parkuar, nuk ka rëndësi se ku jeni. Thjesht zgjidhni një qytet apo një aeroport dhe do të gjeni vendet më të mira për të parkuar.

Bit Spice
9-website-për-drejtuesit-e-makinave-business-magAutomate nga Bit Spice ju lejon të qëndroni të lidhur, ndërsa ju jeni duke i dhënë makinës pa qenë një rrezik në rrugë. Ajo do të kërkojë përmes hartave, do ju lejojë të kontrolloni muzikën, t’u përgjigjeni telefonit tuaj për të thirrur dhe për të parë thirrjet, ju jep mesazhe dhe duke përdorur kontrollin e zërit ju lejon të mbani sytë tuaj në rrugë në çdo kohë.

iOnRoad
9-website-për-drejtuesit-e-makinave-business-magiOnRoad është një aplikacion që ju lejon të ktheni smartphone-in tuaj në një asistent personal. Disa nga ndihmësit përfshijnë paralajmërimet për goditje, video të tilla si një kuti e zezë etj. Ky software është në dispozicion në platforma, duke përfshirë Android, Windows, dhe Linux.

Burimi: Shkruar nga Jane Hurst dhe publikuar në lifehack.org 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0