Albina Pllana, zëdhënëse e kompanisë “Coca-Cola HBC Kosova”, tha se është një ndjenjë e mirë që kanë mundësi të organizojnë një aktivitet të tillë, që synon të vetëdijesojë qytetarët për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.
Ndërsa, Adea Kelmendi nga Oda Amerikane Ekonomike në Kosovë (OEAK), tregoi se kjo organizatë, së bashku me kompanitë e saj anëtare, si dhe me anëtarët e Komitetit për Përgjegjësi Korporative, përveç organizimit dhe pjesëmarrjes në ngjarje që mbështesin iniciativa shoqërore, vazhdimisht inkurajojnë të gjitha kompanitë kosovare që të investojnë sa më shumë në mbrojtje të mjedisit.
“Përmes fondacionit të Odës Amerikane ne po përpiqemi që të kontribuojmë në ndryshimet mjedisore, të kontribuojmë në komunitetin në përgjithësi duke iu ndihmuar njerëzve në nevojë, personave me nevoja të veçanta, fëmijëve dhe pensionistëve”, u shpreh Adea Kelmendi.
Pjesë e aktivitetit të organizuar në sheshin “New Born” në Prishtinë kishin mundësi të bëheshin dhe qytetarët. Disa prej tyre garuan në pedalimin e biçikleta, duke prodhuar energji të ripërtërishme. Fituesit u shpërblyen me dhurata simbolike.
burimi: ekonomiaonline
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.