Tregtia, 40% më e lartë në qytetet ku ecja dhe çiklizmi janë normë - Business Magazine Albania

Tregtia, 40% më e lartë në qytetet ku ecja dhe çiklizmi janë normë


Studimet tregojnë se, qytetet që promovojnë transport të qëndrueshëm janë në avantazh të rëndësishëm ekonomik. Vlera e pronës në qytete me infrastrukturë të mirë për çiklizëm dhe transport publik efikas priret të jetë më e lartë.

Nga caktimi i prioriteteve për transport të qëndrueshëm përfiton edhe sektori privat. Raportet tregojnë një rritje të tregtisë deri në 40% në zonat ku ecja dhe çiklizmi bëhen normë. Në Kopenhagen (Danimarkë), klientët që udhëtojnë në qytet me biçikletë shpenzojnë 2 miliardë € në vit më shumë se ata që udhëtojnë me automjet privat.

Këtë vit Java Evropiane e Lëvizshmërisë (në datat 16-22 shtator 2016) do të organizohët nën moton “Lëvizshmëria e zgjuar dhe e qëndrueshme – një investim për Evropën”, duke iu referuar ngushtë lidhjes midis transportit dhe ekonomisë. Përfitimet e lëvizjes së zgjuar ndihen kudo, nga publiku te sektori privat, nga shoqëria në tërësi te individi. Këtë vit, Java Evropiane e Lëvizshmërisë synon të nxisë politikanët dhe publikun të hedhin vëmendjen në një lëvizje më të zgjuar dhe të qëndrueshme si një investim për Evropën.të nxitur masa të përhershme që mbështesin temat e përzgjedhura vit pas viti.

Studimet tregojnë se, duke bërë zgjedhje të zgjuara lëvizshmërie ne mund të rrisim dukshëm financat publike. Qytetet që promovojnë transport të qëndrueshëm janë në avantazh të rëndësishëm ekonomik. Statistikisht, njerëzit të cilët udhëtojnë me mënyrat aktive të transportit, të tilla si ecja dhe çiklizmi, jo vetëm që janë më produktive në punë, por ata gjithashtu marrin më pak ditë leje për arsye shëndetësore dhe shpenzojnë mesatarisht më pak kohë në zyrën e mjekut. Përfitimet shkojnë përtej të mirave shëndetësore. Vlera e pronës në qytete me infrastrukturë të mire për çiklizëm dhe transport publik efikas priret të jetë më e lartë. Nga caktimi i prioriteteve për transport të qëndrueshëm përfiton edhe sektori privat.

Raportet tregojnë një rritje të tregtisë deri në 40% në zonat ku ecja dhe çiklizmi bëhen normë. Në Kopenhagen (Danimarkë), klientët që udhëtojnë në qytet me biçikletë shpenzojnë 2 miliardë € në vit më shumë se ata që udhëtojnë me automjet privat.

Aktualisht 1289 qytete janë regjistruar në Javën Evropiane të Lëvizshmërisë, ndërsa përsa i përket Shqipërisë, në këtë nismë evropiane kanë regjistruar aktivitetet e tyre, ditët pa makina dhe masat e përhershme bazuar në moton “Lëvizje e zgjuar, Ekonomi e fortë”, bashkitë dhe organizatat nga qytetet Delvinë, Bulqizë, Gramsh, Krujë, Lushnje, Përrenjas dhe Shkodër.

Burimi: fax.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0