Italia ka shfuqizuar tarifën fikse dhe taksën rrugore për të gjithë transportuesit shqiptarë. Lajmin fillimisht e dha kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Përmes këtij vendimi të marrë nga deputetët italianë në Parlament, i jepet zgjidhje një problemi të vjetër, të mbartur vit pas viti për shkëmbimet midis dy vendeve.
Për shfuqizimin e tarifës fikse dhe taksës rrugore, kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, falënderuan kryeministrin italian Matteo Renzi.
“Lajm i mirë. Parlamenti italian heq detyrimin e transportuesve shqiptarë për #DirittoFisso & taksën e qarkullimit”, shkruan Rama.
“Pas shumë vjet përpjekjesh dhe negociatash dypalëshe, sot Parlamenti i Italisë ka miratuar shfuqizimin e tarifës fikse dhe taksës rrugore për transportuesit shqiptarë.
Më në fund i jepet zgjidhje një problemi të vjetër, i mbartur vit pas viti si një pengesë shumë e madhe për shkëmbimet midis dy vendeve tona.
Heqja e “Diritto Fisso” dhe e taksës rrugore u bë e mundur falë përpjekjeve dhe këmbënguljes sonë, si dhe vullnetit të mirë të qeverisë Renzi për t’i lehtësuar kësisoj punën transportuesve në funksion të rritjes së shkëmbimeve tregtare të dy vendeve tona”, shprehet më tej Bushati.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.