Intel ka prezantuar proçesorin e parë me 10 bërthama për desktopët i cili ka marrë formën e Core i7-6950X dhe falë teknologjisë “HyperThreading”, 20 proçesorë logjikë do të shfaqen në sistemet operative.
Intel gjithashtu solli edhe tre modele të tjera: Core i7-6900K me tetë bërthama dhe Core i7-6850K dhe i7-6800K me gjashtë bërthama secili.
Core i7-6950X ka një frekuencë bazë 3 Ghz, 25 MB depo, mbështetje për katër kanale RAM DDR4-2400, 40 linja PCI-E dhe çmim 1,569 dollar. Krahasuar me tre modelet e tjera proçesori në fjalë ka frekuencën më të ulët të funksionimit por numrin më të lartë të bërthamave dhe frekuencat Turbo janë përmirësuar gjithashtu.
“Ndërsa fillojmë të shtojmë bërthamat, ulim frekuencën. Kjo është si rezultat i rritjes së konsumit të energjisë,” u shpreh Frank Soqui, menaxher i përgjithshëm për produktet desktop pranë Intel. Sipas tij proçesorët e rinj të arkitekturës Broadwell-E vinë me gjeneratën e tretë të teknologjisë së përshpejtimit të frekuencës e cila është 15 % më e lartë se gjeneratat e kaluara.
Këto proçesorë janë të bazuar në arkitekturën 14 nanometër dhe mund të përdoren vetëm në bordet me fole LGA2011-V3. Gjithashtu një përditësim i BIOS-it është i nevojshëm që të shfrytëzohet teknologjia Turbo Boost 3.0.
Sipas Intel gjenerata e re e proçesorëve Extreme sjellin 25 % më shumë performancë në editimin e videove dhe 35% më shumë në pasqyrimin e grafikave 3D.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.