Qeveria e Francës ka lansuar një aplikacion për telefona të mençur që do i njoftojë përdoruesit për ndonjë sulm terrorist të mundshëm duke i ofruar atyre informata se si të qëndrojnë të sigurt. Ministri i Brendshëm i Francës prezantoi aplikacionin të mërkurën para UEFA Kampionatit Evropian 2016, që fillon të premten.
Zyrtarët e Francës dhe vendet e tjera kanë paralajmëruar që turneu mund të jetë shënjestër e sulmeve terroriste. Aplikacioni, i quajtur SAIP, është zhvilluar si pjesë e një pilot projekti pas sulmit terrorist në muajin nëntor të vitit të kaluar në Paris.
Aplikacioni do të jetë në dispozicion në Francë dhe Angli përmes platformës iOS dhe Android.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.