Investimet në Shqipëri, ndër më të vështirat në rajon - Business Magazine Albania

Investimet në Shqipëri, ndër më të vështirat në rajon


Në raportin e fundit të agjencisë britanike të kërkimeve “The Economist Intelligence Unit” nënvizohet se Shqipëria do të ketë një stabilitet politik në dy vitet e ardhshme, pavarësisht se dy partitë kryesore ende nuk kanë rënë dakord për reformën në Drejtësi dhe dekriminalizimin e zyrtarëve. Megjithatë zgjedhjet në 2017, shkruan The Economist në raport, do të jenë një provë për vendin tonë.

Sa i përket disa aspekteve të analizuara në raportin për Shqipërinë, i publikuar ditën e sotme, për marrëdhëniet ndërkombëtare përmendet kryesisht integrimi europian si një prioritet i politikës së jashtme.

Ndërsa sa i përket aspekteve ekonomike, sipas raportit, agjencia rishikon me ulje parashikimin e rritjes reale të PBB-së në Shqipëri në vitin 2016 në 3% (më parë 3.3%).

Trendet

Pavarësisht nga përmirësimet, klima e investimeve në Shqipëri ka të ngjarë të mbeten ndër më të vështira në rajon, nënvizon raporti. Mangësitë në administratën publike dhe sistemin ligjor, korrupsioni i përhapur, furnizimi me energji elektrike i pamjaftueshëm, (edhe pse i përmirësuar), si dhe infrastruktura e dobët, paraqesin probleme veçanërisht të vështira për vendin tonë.

Politikat fiskale

Konsolidimi fiskal është një prioritet për qeverinë, nënvizon raporti, teksa ajo përpiqet për të ulur deficitin buxhetor, i cili u rrit në 5% të PBB-së në vitin 2013, për shkak të shpenzimeve parazgjedhore. Deficiti buxhetor u zgjerua me 5.2% të PBB-së në vitin 2014, kryesisht si rezultat i pagesës së detyrimeve të prapambetura ndaj sektorit privat. Raporti tregon se qeveria shleu pjesën më të madhe të borxheve të saj deri në fund të 2015. Goditja e evazionit fiskal ose ndryshe reforma e antiinformalitetit, ndihmoi për të ngushtuar deficitin fiskal në 4% të GDP në vitin 2015. “Ne konsiderojmë se objektivi i qeverisë prej I deficitetit të borxhit prej 2.2% të PBB-së është shumë optimiste; megjithatë, ne parashikojmë se deficiti do të bjerë në mënyrë të konsiderueshme, në 2.9% të PBB-së, si rezultat i rritjes më të shpejtë ekonomike dhe përmirësimit të mbledhjes së taksave.”- thekson agjencia.

Politikat monetare

Që nga gushti 2011, kur norma e saj e interesit qëndronte në 5.25%, Banka e Shqipërisë ka ulur normën në 15 raste të ndryshme, nga një total prej 375 pikë bazë, duke e çuar atë deri në një rekord të ulët prej 1.5% në prill të vitit 2016.

“Pas vendimit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) në mars 2016 për të zgjeruar politikën e saj të lehtësimit monetar, ne besojmë se Banka e Shqipërisë ka hapësira për të ulur normën, për të stimuluar kreditimin. “- thuhet në raport.

Rritja ekonomike dhe inflacioni

The Economist shkruan se pritet një trend pozitiv për të përshpejtuar në mënyrë modeste rritjen ekonomike në 2016-17 . Eksportet, nënvizojnë ata, do të përfitojnë, sidomos jashtë eurozonës, nga një dobësim i monedhës vendase

Raporti tregon se Pasiguria në lidhje me zbatimin e programit të tretë të ndihmës ndaj Greqisë mbetet dhe rreziku i vendit që ka për të lënë zonën e euros, gjatë pesë viteve të ardhshme është ende e lartë, në 60% sipas vlerësimit të agjencisë.

“Raundi i ri i masave shtrënguese që Greqia do të jetë e detyruar për të futur si pjesë e fundit kushteve për përfitimin e ndihmës, do të reduktojë kërkesën greke për eksportet. Megjithatë, pas gjashtë viteve të krizës ekonomike, Greqia nuk është më aq e rëndësishme si partner tregtar për Shqipërinë. “- thuhet raport.

The Economist ka rishikuar me ulje parashikimin e rritjes reale të PBB-së në Shqipëri në vitin 2016 në 3% (më parë 3.3%). “Ne parashikojmë që rritja reale e PBB-së do të përshpejtohet në 3.4% në vitin 2017, teksa veprimtaria ekonomike do të zgjerohet për tregun Itali-Shqipëri, si dhe pritet që Greqia të dalë nga recesioni; Këto zhvillime do të rrisin kërkesën për eksportet shqiptare dhe njëkohësisht do të rrisin remitancat e imigrantëve”.

The Economist parashikon që inflacioni mesatar do të ndryshojë pak në vitin 2016, në 1.8%. Një reagim në çmimet ndërkombëtare të mallrave dhe rritja e konsumit të brendshëm, përpara zgjedhjeve të mesit të vitit të ardhshëm sakaq, do të çojë inflacionin në një mesatare prej 2.3%, në vitin 2017.

Investime-Vështirësi-Ekonomi-Businessmag

 

/monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0