Ja shifra e 'çmendur' që fitoi Jeff Bezos javën e kaluar! - Business Magazine Albania

Ja shifra e ‘çmendur’ që fitoi Jeff Bezos javën e kaluar!


Thonë se milioni i parë është i vështirë.

Në këtë artikull flitet për shifra marramendëse që njerëz të famshëm dhe të pasur kanë fituar në një ditë, si për shembull Oprah Winfrey, e cila ka bërë 71 milionë $ në një ditë, pasi përvetësoi 10 për qind të Weight Watchers dhe aksionet e saj kapën majat. Edhe Alphabet pati një rritje prej 5.6 përqind në aksione në një ditë të vetme Tetorin e shkuar dhe Larry Page dhe Sergey Brin fituan 2.5 miliardë $ dhe 2.4 miliardë $ secili.

Por ai i cili ua kalon atyre është Jeff Bezos.

Më 28 Prill vlera e një aksioni të Amazon u rrit nga 600 $ në 681.50 $. Fitimet e Bezos? Ai bëri 6 miliardë $ në 20 minuta. (Tetorin e kaluar, në të njëjtën ditë që Brin dhe Page bënë kaq para, Bezos bëri 2.9 miliardë $.)

E vështirë për t’u besuar, por çfarë mund të bësh me 6 miliardë $?
• Janë para mjaftueshëm qe Bezos, për shembull mund të shkonte në një ndeshje të ‘Seattle Mariners’ dhe t’i jepte çdo personi të pranishëm aty 125,000 $.

• Është përafërsisht GDP e kombit afrikan të Guineas (me 8 milionë njerëz).

• Janë 24 herë më shumë se sa ai pagoi për blerjen e ‘The Washington Post.’ (Ai bëri mjaftueshëm para për ta blerë mesatarisht në 49 sekonda.)

• Janë mjaftueshëm që të mund të blinte çdo model Tesla S të shitur vitin e kaluar 2 herë.

• Janë mjaftueshëm për të blerë Dallas Cowboys plus New York Yankees dhe Toronto Maple Leafs.

Tmerrësisht shumë para.

Po ju, sa fituat të Enjten e kaluar?

 

/Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0