Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve. Firmat u hodhën nga dy femra, ministret përkatëse të Ekonomisë, Milva Ekonomi dhe Hykmete Bajrami.
Marrëveshja synon të rregullojë mbrojtjen, promovimin dhe nxitjen e investimeve direkte në Shqipëri dhe në Kosovë.
Ajo u jep investitorëve të secilit vend siguri dhe garanci që investimet e tyre do të mbrohen dhe do të trajtohen në mënyrë të drejtë, në pajtim të plotë me sundimin e ligjit, me standardet dhe praktikat e pranuara ndërkombëtare.
Me nxitjen dhe inkurajimin e investimeve reciproke, kjo marrëveshje synon që të ndihmojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendeve.
Hyrja në fuqi do të bëhet kur palët do të njoftojnë njëra-tjetrën mbi përmbushjen e të gjitha kërkesave ligjore per zbatimin e saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.