U lançua sot portali online për publikimin e të dhënave qeveritare “Kosova e Hapur” pёr qeverinё e Kosovёs, ku do të publikohen shpenzimet e parasë publike, me qëllim që qytetarët e saj të jenë më të informuar.
Portali është ende në fazën fillestare të zhvillimit.
Me ketë platformë të dhënat janë të hapura, duke bërë që paratë publike të shpenzohen në mënyrë më efektive, si dhe duke u mundësuar njerëzve që të jenë më të informuar kur bëjnë zgjedhjen e shërbimeve, qoftë në standardin që u siguron ky shërbim apo mundësitë e ofruara përmes tij.
Ministri i Integrimeve tё Kosovёs, Ramadan Ilazi tha se qëllimi i këtij portali të jetë adresa kryesore për qasjen e të dhënave pa kërkesa dhe procedura.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.