Konkursi “Biznes Plane – Të gjelbërta dhe Inovative” 2016 në Kosovë - Business Magazine Albania

Konkursi “Biznes Plane – Të gjelbërta dhe Inovative” 2016 në Kosovë


Forumi për Iniciativa Qytetare organizon për herë të pestë, konkursin kombëtar për “Biznes Plane – Të gjelbërta dhe Inovative” 2016.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se ky projekt synon të identifikojë ndërmarrës të rinj në Kosovë, të cilëve u ofrohet mbështetje financiare fillestare në vlerë prej 10,000 USD nga donatorë dhe filantropistë për idetë e tyre të biznesit.

“Objektivi kryesor i këtij projekti është identifikimi dhe mbështetja e biznes planeve që kanë potencial të lartë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të një komuniteti të veçantë, apo një grupi më të gjerë komuniteti, me synimin final të realizimit të një zhvillimi të qëndrueshëm të biznesit në vend”, thuhet në komunikatë.

Kriteret e përzgjedhjes për konkursin “Biznes Plane – Të gjelbërta dhe Inovative” 2016 janë projektuar për të nxjerrë në pah idetë, që do të kenë një ndikim të rëndësishëm social, mjedisor dhe ekonomik, të cilat do të mbështeten në burimet vendore dhe do të tregojnë potencial për një zhvillim të qëndrueshëm.

Sot do të bëhet përzgjedhja e ideve më interesante dhe më të mira që kanë aplikuar në këtë garë.

 

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0