Tani, përdoruesit e Twitter do të mund të shprehen më shumë dhe më gjatë se asnjëherë më parë.
Limiti prej 140 karaktereve do të hiqet në rast se ktheni koment ndonjë statusi përmes @reply duke lehtësuar kështu bisedat mes përdoruesve.
Fotot, videot dhe ngarkimet e tjera në një cicërimë po ashtu do të kursehen nga limiti i shkronjave vetëm nësë këto ngarkime bëhen drejtpërdrejt në Twitter.
Një tjetër risi do të jetë mundësia e ri-postimeve të cicërimave tuaja përmes opsionit retweet, duke lejuar qasje të reja në postimet e bëra më herët.
Sipas zyrtarëve të Twitter, ndryshimet e lartpërmendura do të lançohen në platformё gjatë muajve të ardhshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.