Ok, e pranojmë: Të veshësh vetëm T-shirt gri dhe xhinse blu mund të jetë pak e mërzitshme. Nga ana tjetër, nuk të duhet të shqetësohesh kurrë për të zgjedhur veshjen e duhur!
Pikërisht këtë thotë edhe koleksioni i ri “Mark Zuckerberg”: Pa zgjedhje. Ashtu sikurse nuk ke zgjedhje tjetër veçse të zgjedhësh Facebook. Çdo ditë të vetme.
“Pakoja e koleksionit” përfshin 7 bluza T-shirt gri bazike dhe një palë xhinse blu.
Edhe pse logoja e Hennes & Mauritz shikohet kudo në koleksion, nuk e dimë ende nëse prapa kësaj shakaje ndodhet H&M, nuk ka asgjë në faqen zyrtare Facebook dhe Twitter të H&M-së, por kushdo që e ka bërë, bravo!
/ Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
