Një filxhan çaj falas për nënat e reja! - Business Magazine Albania

Një filxhan çaj falas për nënat e reja!


Nënat nëpër botë mund të kenë një “vakt” falas më në fund.

Kafeneja Willows në rrethinat e Willoughby në Sidnej të Australisë po ua bën jetën pak më të thjeshtë nënave të reja. Një shënim, i cili varet në hyrje të dyqanit, fton nënat e reja që të vijnë të ushqejnë fëmijët e tyre me gji dhe të marrin dhe një filxhan çaj.

“Ejani dhe merrni një filxhan çaj nëse ju duhet një pit stop,” lexon shënimi. “Nuk ka nevojë të hash, as të pyesësh, vetëm relaksohu.”

Kjo shenjë është quajtur “një pamje e këndshme” nga Carolyn Hastle në Facebook, e cila postoi një foto më 7 Mars. Shumë prej komentuesve binin dakord me përcaktimin qëi bën Hastle, duke thënë se duhet të ketë më shumë prej këtyre shënimeve në qytet.

Pronarja e kafenesë, Natala Bain, ka thënë për Mashable Australia se ajo donte të bënte diçka të bukur për nënat e tjera të reja.
“Unë jam vetë një nënë e re dhe sapo kam lindur fëmijën e parë, dhe mendova se kjo do të ishte një ide e mirë,” ka thënë Bain.

“Është e rëndësishme që nënat e reja që ushqejnë fëmijët me gji të ndihen të mirëpritura.”

Shenja u vendos në fakt për herë të parë në Qershor të 2015-s, dhe nga ajo kohë u mirëpit shumë mirë nga nënat që ushqejnë fëmijët me gji, ku shumë prej tyre futeshin brenda për drekë ose një snack sepse e dinin që ishin të mirëpritura.

“Ato e pëlqejnë shumë. Pjesa më e madhe hyjnë brenda sepse u pëlqen shenja, dhe thjesht nuk u intereson çaji falas,” ka thënë Bain.

Është provë e thjeshtë se ofrimi i një çaji falas mund të bëjë këdo të çlodhet.

 

/Shkruar nga Johnyy Lieu dhe publikuar nga Mashable.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0