Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 2.6 përqind në 2015-n, mbështetur nga investimet e larta private, sipas raportit më të fundit (Spring 2016) të Bankës Botërore për Europën Juglindore. GDP reale u rrit me 3 përqind në tremujorin e tretë, duke mbajtur një ritëm konstant pozitiv dhe në total për vitin 2015 vlerësohet të ketë pasur rritje me 2.6 përqind.
Hapi i ekspansionit pritet që të vazhdojë gradualisht në 3.2 përqind në 2016-n, dhe 3.5 përqind në 2017-ën.
Rritja ka ardhur si pasojë e rritjes së investimeve private ku kapitali fiks bruto u rrit me 12.6 përqind në tremujorin e dytë. Importi i makinerive dhe pajisjeve u zgjerua me 13.6 përqind në tremujorin e fundit, një shenjë e rritjes së investimeve të qëndrueshme.
Rritja në 3 tremujorët e parë të 2015-s ishte si pasojë kryesisht e sektorit të ndërtimit (14.2 përqind) dhe sektorit të shërbimeve (2.8 përqind), veçanërsisht në shërbimet e kujdesit shëndetsor dhe ato administrative.
Investimi në gazsjellësin TAP dhe impianti i energjisë ujore në Jugun e Shqipërisë do të ndihmojë në rritjen e kërkesës së brendshme. Shpenzimet qeveritare do të jenë të limituara ndërsa jemi në fazën e konsolidimit fiskal. Në 2016-n borxhi publik pritet të ulet si rezultat i masave të konsolidimit fiskal të aprovuara në ligjin për buxhetin e vitit 2016.
Defiçiti i buxhetit nuk ka pasur shmangie pavarësisht një konstatimi të rënies së të ardhurave. Defiçiti i buxhetit të shtetit vlerësohet të ketë arritur 4.8 përqind të GDP-së në 2015-n, nga 5.9 përqind e saj që ishte në 2014-n. Rezultati i 2015-s përfshinte shlyerje të borxhit të pashlyer të 1.3 përqind të GDP-së. Të ardhurat kanë rezultuar 4.2 përqind më pak se plani i buxhetit të tyre për 2015-n.
Më 5 Shkurt, 2016, Standard & Poor’s rriti vlerësimin për borxhin afatgjatë të huaj dhe të brendshëm për Republikën e Shqipërisë nga B në B+. Sipas agjencisë vlerësuese S&P, situata ekonomike e Shqipërisë shihet si e qëndrueshme, duke u bazuar në pritjet se performanca fiskale do të jetë e fortë deri në 2019-n, ndërsa autoritetet bëjnë progres në programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar që shënjestron reformat fiskale dhe strukturore.
/Raporti i Bankës Botërore Spring 2016.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.